Deputeti i PD-së, Tritan Shehu ka reaguar për një skandal që po ndodh në aeroportin “Nënë Tereza”.
Reagimi i Shehut:
Pamjet e aeroportit te Tiranes flasin per nje tentative cvendosje drejt Lindjes se Shqiperise.
Ne hyrje te aeroportit te Rinasit, atje ku cdo shtet sovran vendos vetem flamurin e tij, valeviten ata shqiptare e kineze.
Ne vendet e BE flamuri kombetar aty shoqerohet me ate europian, gje qe duhej te ndodhte edhe te ne si vend “Kandidat”.
Por krejt ndryshe, ne mungese dinjiteti, orientimi, apo si pasoje e mareveshjeve okulte, Rilindja ben qe ne “porten” e Shqiperise, te prezantohemi me flamurin kinez...si dikur!
E pa tolerueshme kjo per cdo shtet (jo bananesh), pavaresisht koncesioneve ekonomike.
Mbasi po detyron te largohen kompanite perendimore, mbasi prej 6 vitesh nuk ka investime te tilla, kjo qeverisje po deformon edhe simbolikat ne pikat tona strategjike te prezantimit, sic eshte aeroporti “Nene Tereza”.
Ky eshte nje sinjal politik i perseritur ne kundershtim me interesat e orientimin tone kombetar drejt Europes e Perendimit, eshte nje arrogance e provokacion ndaj partnereve tane strategjike, ShBA e BE.
Shqiptaret nuk duhet ta lejojne kete paraqitje skandaloze te Shqiperise!