Gazetari Edvin Parruca ka shpërthyer ditën e sotme ndaj kryeministrit Edi Rama, lidhur me protestën e studentëve.
Përmes një reagimi në profilin e tij në Facebook, Parruca e quan katran Ramën.
Reagimi i gazetarit:
O Katran!
Kercenon studentet 'do humbni vitin, do humbni bursat', i ndërsen studentet 'mos rrini si pula'.
Studentet, nga ana tjeter, thone para kamerave '8 pikat ende qendrojne, por nuk perballojme dot shpenzimet ne Tirane, nese do na duhet te rrime edhe gjate veres'.
Kete vend drejton ti, ku njerezit terhiqen nga lufta per te drejtat e tyre sepse nuk perballojne dot te jetojne dy muaj ne Tirane.
Ti Markmarkëve u merr te keqen, o Katran!
Ata pedagoge po vene ne rrezik nje karriere te qete, qe pak njerez kane luksin ta kene ne kete vend, per t'u rreshtuar me te drejten dhe dinjitetin. Shyqyr qe i kemi!
Kurse ti po vepron ne nje menyre te shpifur.
E drejta dhe dinjiteti eshte sot me njerezit qe po rezistojne: per universitetin, per teatrin, per natyren, per shtepite e tyre.
E drejta nuk eshte sot me ty dhe kundershtaret e tu brenda llojit, qe beni sikur ziheni si qente, ne ate qe gjoja eshte organi yne perfaqesues.
E drejta nuk fiton gjithmone, por gjithmone do nderohen njerezit qe luftojne per te dhe do harrohen te tjeret.