NGA SALI BERISHA
Te dashur miq, i tmerruar nga greva e pedagogeve, ngujimi i studenteve ne universitetet e Tiranes, Durresit, Shkodres, Edvin Kristaq Urrejtja shkoi dje ne takim me freshistet ne nje perpjekje per te ndersyer publikisht ata kunder pedagogeve, deshmi e amoralitetit dhe dezekujlibrit te tij psiqik.
Keshtu, pas kercenimeve publike qe u beri pedagogeve se “do t’jua tregoj une lirine akademike”, “do ta shihni ju lirine akademike”, ne kete kontekst ai madje deklaroi se do te udhehiqte vet revolten e studenteve kunder pedagogeve.
Po ne kete kontekst, ne nje akt hakmarrje primitive ai nxori me urgjence, vendimet dhe hartoi ligjin antikushtetues te krijimit te policise shkencore ekstrauniversitare per te bere listat e zeza dhe gjahun e shtrigave, siç po vepron ne drejtesi, ndaj te gjithe atyre pedagogeve qe i konsideron kundershtare politik.
Kurse dje ne takim me freshistet e denatyruar, dy dite para takimit historik te pedagogeve te universitetiteve, ky ordiner nuk kishte marre me vehte ekskrementet familjare por u leshua si i biri i te atit xhelat, me fyrje kolektive ndaj pedagogeve dhe nxitjes prej te ligu te freshisteve kunder tyre.
Me kete rast, duke denuar me ashpersine me te madhe qendrimin e Edvin Kristaq Urrejtjes, iu bej thirrje te gjithe pedagogeve te universiteteve te qendrojne me te gjithe potencialin dhe integritetin e tyre intelektual dhe qytetar ne mbrojtje te lirise akademike, jetike per universitetet e vendit. Iu bej thirrje studenteve te mbeshtesin pedagoget e tyre ne betejen dhe misionin historik.
Iu bej thirrje qytetareve shqiptar te mbeshtesin qendresen e pamposhtur te pedagogeve me nje rendesi vendimtare per te ardhmen e arsimit tone te larte. sb