Reagimi i Edi Ramës sot në twitter në lidhje me ‘bombën’ që i erdhi nga Presidenca për skandalin, vjedhjen dhe krimet e rënda që ai ka bërë te Unaza e Re, duket qartë se e ka frikësuar Kryeministrin.
‘Laku’ i është afruar shumë Ramës dhe tani e ndjen akoma edhe më shumë se po i drejtohet vendit ku i takon, prapa hekurave.
Shërbimi militantesk që po i bën Arta Marku dhe Prokuroria nuk kanë për ta shpëtuar për shumë gjatë.
Mjafton të lexosh argumentet e qarta juridike dhe e kupton se pse Rama është në gjendje kaq të vështirë në këto momente.
Procesi i ‘Astirit’ do të jetë një prej proceseve që kanë për ta çuar gjatë në burg. Vetëm në këtë çështje, Presidenti i Republikës argumenton qartë se janë shkelur rëndë dhe me kokëfortësi të drejtat themelore kushtetuese të njeriut. Për më tepër, ka pasur një sjellje presioni, intimidimi mbi banorët, familjarët dhe fëmijët e tyre kanë shkaktuar trauma psikologjike me pasoja shëndetësore dhe sociale.
E gjitha kjo bëhet që Rama të mbulojë babëzinë e tij, një prej aferave më të mëdha korruptive që e ka konsumuar te Unaza e Madhe.
Por ai tanimë ka frikë! Fundi është shumë afër. Nuk mund të ketë Arta Mark që ta shpëtojë nga prangat.