Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka reaguar ashpër ndaj përgjigjes së kryeministrit Edi Rama lidhur me qëndrimin e mbajtur nga Presidenti Meta, që kërkon anulimin e menjëhershëm të procedurave të projetit të “Unazës së Madhe” të Tiranës.
Vasili e shikon reagimin e Ramës si një reagim të nxitur nga hajdutllëku dhe budallallëku.
Reagimi i plotë Petrit Vasilit
Kryeministër edhe hajdut edhe budalla edhe frymëmekur!!! Po ju prek hajdutllëku, s’mban fare, kërcen menjëherë ky, sikur e pickon gjarpëri në vend të ligë.
Mysybet në çdo gjë është ky shkollëpaku. Që ky s’mbush hiç këtë e di dhe vetë, ndaj flet me vete, ndaj i merret edhe fryma.
Në zanat është zero, nga ligjet e nga shteti minus zero dhe si karakter është dy zero, dikur dy zero u vinin ëc-ve te dera.
Ky është bërë vrima-vrima, lart edhe poshtë, e shfryn nga të gjithë anët dhe fryma i iku krejt, i mbaroi fare, ju tret e tëra.
Tani as breshkat e tërë dynjasë nuk i bëjnë më derman edhe sikur t’i skuqë, edhe sikur t’i ziejë, edhe sikur t’i fusë si supost nga poshtë…..