Zëdhënësi i Presidentit: 100 për qind e qytetarëve e neveritin korrupsionin e pacipë dhe kriminal te Unaza e Re

Diel, 03 February 2019 18:06

Sot Presidenti Meta ka sqaruar publikun për konfliktin e Unazës së Re dhe publikoi fakte dhe materiale, ku asnjë institucion nuk kthen përgjigje presidencës, ndërkohë që Kushtetuta e ka përcaktuar qartë se Presidenti kërkon informacione dhe sqarime nga institucionet kushtetuese. Në sqarimin e saj presidenca konstaton se gjithçka është kryer në kundërshtim me ligjin e ku duhet që drejtësia të veprojë pa hezitim.

Fill pas përgjigjes publike të Presidencës ka reaguar kryeministri Rama, i cili në mënyrë fyese sulmon presidentin Meta. Nuk ka vonuar dhe ka sulmuar edhe kryebashkiaku Veliaj.

Zëdhënësi i Presidentit të Republikës, Tedi Blushi, i është përgjigjur edhe kryebashkiakut Erjon Veliaj, sa i përket deklaratave të bëra prej tij për projektin e Unazës së re.

Në reagimin e tij Blushi shkruan se çdo qytetar shqiptar e urren dhe e neverit korrupsionin e pacipë dhe kriminal që po bëhet në Unazën e Re.

Ja postimi i Blushit:

100 për qind e qytetarëve e neverisin KORRUPSIONIN e pacipë dhe KRIMINAL të Unazës së Re!

Login to post comments