Basha: Vendi në krizë, t’i hapet rrugë zgjidhjes politike

E Enjte, 07 February 2019 10:28

Gjatë fjalës së tij në seancën e Kuvendit, kreu i PD, Lulzim Basha i ka bërë sërish thirrje mazhorancës që t’i hapë rrugë zgjidhjes politike, pasi sipas tij vendi është në krizë totale.

Basha u shpreh se në datën 16 shkurt populli do marrë në dorë fatin e vendit, ndërsa komentoi edhe Projektligjin që po diskutohet “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin “Për peshkimin”.

“Sot është rasti i parafundit për ti bërë thirrje ndërgjegjes socialiste që ti hapin rrugë zgjidhjes politike përpara se populli të marrë në dorë fatin e vendit. Se sa larg realiteti është ky parlament kukull i krimit dhe  oligarkisë kjo dihet. Peshkatarët janë lënë në mëshirë të fatit. 20-30 mijë euro u kushton remonti çdo vit. Këta nuk hedhur asnjë qindarkë që këto riparime të bëhen aty dhe të ulen kostot e operimit për peshkatarët. Vendi është në krizë totale dhe këto ligje që sjellin këta këtu janë ligje zhvatje. Këta aktivitetin kryesor të ekonomisë kanë pastrimin e parave të drogës. Kriza ka arritur dimensione tragjike”- tha Basha.

Modifikuar më E Enjte, 07 February 2019 11:11
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...