"Politika dhe kombi jonë do të mbeten trupeshk, pasi truri po ikën"

E Enjte, 07 February 2019 17:45

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Shezai Rrokaj, gjatë fjalë së tij në Kuvend ditën e sotme, ka vënë edhe njëherë pikat mbi sistemin arsimor në vend, të cilat sipas tij nuk përmbushin asnjë kriter.

Duke folur para deputetëve Rrokaj renditi të gjitha problemet e sistemit arsimor në vend, dhe arsyet se pse po ikin shqiptarët.

Fjala e plotë e Rrokajt:

Fjala e deputetit të LSI-së, Shezai Rrokaj në Kuvend

Të dashur studentë dhe pedagogë,

Të nderuar kolegë deputetë,

Nuk e fsheh pazotësinë time në fushën e akuakulturës e aq më tepër në fushën e trurit të peshkut, por mund ta pohoj me bindje të plotë se kombi im dhe politika jonë po mbetet trupeshk pasi që truri po ikën. Ai nuk ndihet mirë në vendin ku ne jemi dhe shumë syresh refuzojnë, jo se nuk e duan vendin e tyre por refuzojnë të vijnë te ne pasi është një vend i papërshtatshëm për familjen e tyre, për mjedisin e tyre, për profesionin e tyre. Kështu që problemi më i madh që pa pasur politika e këtij tranzicioni është pikërisht kjo. Ta udhëheqim vendin me sa më shumë trupeshq në mënyrë që të mos dimë ku shkojmë. Të mos dimë ça bëjmë, sepse po të ishte kështu çfarë do të ndodhte në fushën e arsimit. Do të ndodhte bie fjala që do të kishte një strategji mbarëkombëtare, sepse nxënësit dhe studentët janë dhe të majtë dhe të djathtë, po ashtu dhe pedagogët. Pra duhet të kishte një strategji mbarëkombëtare, e cila duhet të bashkonte perspektivën e zhvillimit afat mesëm dhe afatgjatë të gërshetuar me strategjinë e formimit të diplomave universitare për zënien e punës dhe kategoritë e punësimit në mënyrë që të rinjtë tanë të bëjnë një shkollë të denjë për ta . por këto lloj strategjish dhe ligjet që lidhen me shëndetësinë, me arsimin përse u dashka që të votohen vetëm nga një mazhorancë, cilado qoftë ajo, e majta e radhës apo e djathta e radhës. Strategji të tilla janë kombëtare, arsimi është pasuri kombëtare, në fushë të arsimit, në fushë të shëndetësisë, në fusha prioritare të zhvillimit nuk duhet të ketë të majtë dhe të djathtë. Sepse janë reforma që prekin thellësisht qenësinë jetike, ekzistencën shpirtërore apo materiale të vendit. Kështu që gjëja e parë që duhet të kishim bërë dhe urojmë ta bëjmë është që ta shikojmë arsimin, jo si të majtë dhe të djathtë por ta shikojmë si pasuri kombëtare. Po e pamë të tillë sigurisht nuk do të kemi nevojë që të kalojmë një ligj çdo mandat qeverisës. Sepse reformat e arsimit, të shëndetësisë, të bujqësisë nuk lidhen me mandate qeverisëse, e shtrijnë efektin e tyre, të gjithë e dimë, për 20-30 vjet. Kështu që ka një problem të madh shoqëria jonë dhe politika jonë, e majtë dhe e djathtë. Dhe protesta e studentëve pikërisht këtë tregoi. Që përtej qëndrimeve politike ka një qëndrim të vetëm. Ta shikojmë arsimin si prioritet kombëtar të gjithë bashkë. Dhe të gjithë bashkë duhet të financojmë arsimin, sikundër veprojnë të gjitha vendet rreth nesh, sikundër në shumë strategji por edhe këtë të qeverisjes kur ne ishim në këtë qeverisje, në strategjinë e arsimit parauniversitar u tha që në vitin 2018, financimi i arsimit do të ishte 5% e PBB. Ku janë këto 5%, pse nuk u financuan. U tha që duhet të ishin tekste falas për arsimin parauniversitar. E pra pse nuk i bëjmë? Pse e drejtojmë pa tru këtë vend. Çfarë po ndodh me arsimin në tërësi. Përse po ngrihen studentët? Unë jam plotësisht dakord me çdo lloj pakti. Çdo gjë që bëhet në të mirë të arsimit, po ua them kolegë të majtë socialistë e votoj me dy duar çdo gjë që bëhet në të mirë të studentëve dhe të arsimit. Jam profesor universiteti dhe kam kontribuar, është pjesë e qenies sime. Por ama në qoftë se studentët kërkojnë kompensim dhe rimbursim për të dyja ciklet e shkollimit, përgjysmim të tarifave të tyre, të mos themi që ë bëmë dhe e bëjmë më tej. Ta fillojmë nga kjo sepse para se arsimi të jetë meritokraci, çështja e arsimit publik është çështje ekzistenciale për një komb. Është çështje shpirtërore. E thënë më shqip, familjet shqiptare e kanë të mundur apo të pamundur të financojnë, sepse ka një logjikë në arsim. Truri nuk është gjithmonë i lidhur me xhepin. Pra që do të thotë një i zgjuar jo detyrimisht është i pasur, dhe një i pasur jo detyrimisht është i zgjuar. Ndaj vepron shteti me politikën sociale. Që t’i përgjigjet familjeve sipas nevojave.

Unë ua them shumë hapur përgjysmoni urgjentisht tarifat për të dyja ciklet e shkollimit. Lërini filozofitë se qenka ndarë cikli i parë dhe ai i dytë. E kemi njohur dhe e njohim shumë mirë këtë lloj,. Ndarja e cikleve kishte të bënte me mobilitetin e Bolonjës, jo me formimin e studentëve. Cili student që del në punë me bachelor u punësoka përpara njërit që ka master, aq më tepër me arsimin shqiptar që ka mangësitë e veta? Universitetet kanë dhe ato problematikën e tyre. Vazhdojnë të jenë akoma të mbyllura. Por shenjën e parë e jep qeveria. Sepse qeveria të dashur kolegë socialistë farë po bën? Vazhdon edhe si në qeverisjet e tjera ta trajtojë arsimin si institucion vasal. Madje së fundmi po dëgjojmë edhe termin patronazh. Po kush jeni ju që i merrni në patronazh universitetet? Dy aki universale të universiteteve mbajini mend: liria akademike dhe autonomia financiare dhe administrative janë të pa negociueshme pavarësisht nga qeverisjet e radhë. Pra nuk mund të merren në patronazh.

Le t’i ndihmojmë, sepse Institucionet e Arsimit të lartë për vetë natyrën që kanë nëse do të mbeten nën kupolën e qeverisjeve, cilado qofshin ato, socialiste, demokrate, LSI-ste, kanë një problem të madh. Truri, profesorati është shumë i brishtë, nuk e duron dot dhunën. Ndaj edhe dje kur thirrëm Ministrin e Brendshëm, problemi nuk ishte pse policia është aty, por policia e ka të ndaluar të shkojë në ambientet universitare. Është tek parimet, e kemi vënë bashkë tek ligji. Është tek parimet nuk është një nen dosido. Quhen aki, është derdhur gjak në Francë në ’68 për këtë gjë. Nuk më intereson fare pati apo nuk pati dhunë, pse u fut? Dhe e ka ligji të shprehur qartë pse duhet të futet. Rastet e një vepre penale, flagrante, kur ka gjendje të jashtëzakonshme apo kur ka raste të fatkeqësive natyrore. Por mos më thoni që administratori qenka i pari i universitetit. Po kujt doni t’ia hidhni këto gjëra ju? Si qenka i pari i universitetit? Po të ishte ashtu që me universitetin e parë të Bolonjës, universitetet duhet të lindnin për shkak të menaxhimit dhe jo për shkak të vizionit. Kush është titullari që përcjell vizionin në shkollë? Është rektori, është trupa akademike, është dekani.

Prandaj të nderuar kolegë, unë e kuptoj edhe kur tha kryeministri që ankohej përse Zoti kufizoi inteligjencën dhe e la budallallëkun pa masë. Por ka një problem tjetër se këto janë punët e Zotit dhe me punët e Zotit nuk merrem dot. Por me punët e robit mund të merrem. Se problemi i inteligjencës ka të bëjë me faktin kur kalon shumë në idiotësi. Dhe kur kalon shumë në idiotësi, ajo bëhet farsë idiote

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...