Pyetjes së gazetarëve në studion e “Të Pa Ekspozuarit” se çdo të ndodhë në 16 shkurt në protestën e opozitës, Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi dha dy drejtimet që Ramës do ti japin fundin si kryeministër. Ajo tha se e para është izolimi nga ndërkombëtarët dhe e dyta është rrethimi nga shqiptarët në kryeministri.
“Rrethimi i parë është ai ndërkombëtarëve .Rama është Izoluar. Vajtja në Gjermani dhe mos takimi me Merkelin. Ndalimi i takimeve me zyrtarët në SHBA. Rrethimi tjetër ka të bëjë me atë të shqiptarëve. Po ju them dhe do ta shikoni në 16 shkurt. Edi Rama nuk ka parë asgjë akoma. Ai është në vdekje klinike dhe po e mbajnë vetëm me oksigjen” tha Kryemadhi.