Një javë para protestës së 16 shkurtit të organizuar nga opozita, kryetarja Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi mësohet se ndodhet në një takim me Ambasadorët e Bashkimit Europian.
Takimi ka nisur rreth orës 09:00 të paradites dhe Kryemadhi mësohet se shoqërohet nga kreu i grupit parlamentar, Petrit Vasili.
Në fokus të diskutimit të tyre mendohet të jetë njohja e Ambasadorëve me shqetësimet që opozita ka kundrejt qeverisjes dhe procesit të zgjedhjeve.