Basha në Kukës: Do të zerojmë taksën që ju ka vënë Rama

Premte, 08 February 2019 12:29

Kreui i PD, Lulzim Basha ndodhet ditën e sotme në Kukës, ku po zhvillon takime me banorët e zonës.

Këta të fundit, gjatë takimit me Bashën janë ankuar për taksën në Rrugën e Kombit dhe faktin se ndihen të diskriminuar dhe me më pak të drejta se një minoritet.

Pjesë nga bashkëbisedimi i Bashës me kuksianët

Tregtar ambulant: Jemi tregtarë ambulantë që paguajmë rregullisht taksat shtetit.

Çdo ditë përballemi me vafrëri ekstreme. Të gjithë janë pa punë. Ardhja jote është shumë kënaqësi sepse je i vetmi që vjen në kembë dhe qan hallin me ne.

Ai tjetri vetëm merr votën dhe nuk vjen kurrë të na shohë.

Gjysma e popullsisë është atje në male, të cilët janë pa drita, pa bukë, pa ujë.

Largimi i kuksianëve ka ndikuar shumë keq. Është zbrazur. Vendosja e taksës në Rrugën e Kombit është shumë kriminale. Ne nuk kemi asnjë të drejtë. Mbylli universitetin. Tokat janë të gjitha të përmbytura. Lekët e hidrocentralit i merr për vete.

Ne nuk kemi nevojë të na japë ai lek, ne duam të jemi të barabartë si i gjithë populli shqiptar.

Duam shpronësimin urgjent sepse me ato lek paguajmë taksat e tatimet.

Ne duam vende pune, të jetojmë si të gjithë shqiptarët.

Ti je ndihma jonë.

Kemi dy dogana, një në Kalimash një në Morinë. Jemi më të izoluarit. Dy dogana.

Basha: Gjendja është më e rëndë nga ajo kur isha këtu. Edi Rama me Kukësin ka ndjekur politikë spastrimi dhe zbrazje. Ky është njeriu që na hiqet si patriot i madh, por e ka shprehur i pari, a ka mundësi me e heq Kukësin e me ja çu Kosovës që të mos kemi votën e kuksianëve. Ai e di që nuk e ka mbështetjen e kuksianëve dhe qëllimi i tij ishte zbrazja e Kukësit. Për t’i larguar nga shtëpitë e tyre dhe Kukësi kja shkallën më të lartë të emigracioni në të gjithë Shqoipërinë. Masat që ka marrë, vendosja e traut, heqja e Universitetit, mbytja dhe shkatërrimi i biznesit, ka goditur Kukësin dhe gjithë Shqipërinë.

Zotohem para jush, çdo padrejtësi që Edi Rama ka bërë kundër kuksianëve, ju premtoj që do ta zhbëjnë që në javët tona të para në pushtet.

Duke nisur me anulimin e traut që ka vënë për t’ju ndarë nga pjesa tjetër e Shqipërisë.

Do të zerojmë taksën do të rihapim univresitetin në Kukës. Ju e arritët një sukses dhe i treguat rrugën se si komunikohet me Edi Ramën.

Modifikuar më Premte, 08 February 2019 12:29
Login to post comments