I ftuar në studion e lajmeve të syri.net, ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka komentuar situatën politike në vend.
I pyetur rreth zërave se Ilir Meta mund të dorëhiqet nga posti i Presidentit për t’iu rikthyer politikës aktive, Manjani tha se ai e ka mbështetur vazhdimisht këtë ide.
Sipas tij meta në presidencë është humbje kohe, pasi sot politikës shqiptare i mungon shumë Ilir Meta.
Është pak e veçantë sjellja e presidentit. Nuk shoh ndonjë sjellje antikushtetuese. Presidenti i republikës është kryetar shteti dhe një kryetar shteti nuk rri pa gojë pa sy pa veshë se kështu i intereson kreut të qeverisë. Ai nuk ka dekretuar një ministër.
Unë jam nga ata që herët e kam mbrojtur këtë pikëpamje. Ilir Meta është kohë e humbur në presidencë. Ilir Meta i mungon politikës