Pasi u largua nga kryeministria, ku edhe u mbyll protesta për ditën e sotme, kreu i PD-sl Lulzim Basha iu drejtua selisë blu, nga ku mbajti një tjetër fjalim të shkurtër.
Duke falënderuar qytetarët për rezistencën e sotme, kreu i opozitës u shpreh, se nga sot Edi Rama nuk është më kryeministër i vendit.
“Por sot kam një falenderim për secilin prej jush. Falenderoj qindra mijëra shqiptarë që rezistuan. Falë mundit, sakrificës dhe mundit tuaj, nga sot Edi Rama nuk është më kryeministër. Nuk mund të jetë më kryeministër para botës demokratike. Puna që nisëm sot duhet çuar deri në fund, Mirupafshim të enjten", u shpreh Basha..