Rama krijon kontigjentin e të burgosuve politikë

Diel, 17 February 2019 12:34

Duket sikur historia me burgjet politike ishte një hisotri e kaluar, tre dekada më parë, por ja që kryeministri i vendit e riktheu edhe një herë këtë histori, me burgimet dhe arrestimet e mbrëmshme të demonstrusve paqësorë në protestën e thirrur nga opozita para kryeministrisë. Janë afro 40 të arrestuar poltikë, pavarësisht se policia zyrtarsht thotë se janë 15, por janë më shumë dhe një pjesë e tyre ndiqen dhe pritet që të ndalohen në orët e mëvonshme. Po përse këto arrestime të mirëfillta politike? Ata janë qytetarë të lirë që kanë të drejtë të protestojnë, në një miting paqësor, aspak të paligjshëm, por të ligjshëm e ku është marrë leja ditë më parë? Përse duhen arrestuar qytetarët e pakënaqur nga qeverisja e tij, të cilët mjerimin, pafuqinë dhe varfërinë, si dhe mungesën e shpresës ku i ka futur kjo qeverisje e ky njeri, nuk kanë si ta shprehin ndryshe, veçse duke protestuar, ndoshta edhe fort, por jo në paligjshmëri. Forma të tilla proteste, madje edhe më të ashpëra njeh bota e qytetëruar, njeh politika, njohin edhe vende që janë kampionë të lirisë dhe demorkacisë.

Me këtë arrestime të fundit, që janë tërësisht politike, pasi nuk u bë nami se u shembën disa hekura e u thye “një vepër arti” që nuk i hyn në punë njeriu. Ato janë forma për të trembur demonstruesit, qytetarët e lirë, dhe mbi të gijtha janë reminishenca nga e kaluara, kur policia dhe diktatura të burgosin për fjalën e lirë.   

Me këto veprime, ky kryeministër, në vend që të dëgjonte këshillën e qytetarëve, të largohej një herë e mirë dhe t’i hapte rrugë procesit legjitim, vërteton të kundërtën se është shumë afër diktaturës dhe se akti i fundit i krijimit të kontigjentit të të burgosurve politikë është veprim tipik i një sistemi që shqiptarët e kanë hedhur një herë e mirë poshtë dhe që nuk është çudi dhe do t’i vijë dita së shpejti që ta hedhin edhe këtë sistem që përpiqet t’i ngjajë atij të dikrushmit./55news.al/

Modifikuar më Diel, 17 February 2019 12:37
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...