Kosova 11 vite e Pavarur, ish-kryeministri Berisha: Kujdes nga argatët e Beogradit!

Diel, 17 February 2019 13:14

Ish-kryeministri Sali Berisha ka uruar të gjithë shqiptarët për 11 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.Me një mesazh në Facebook, ish-kryeministri e vë theksin tek plani Thaçi-Vuçiç për të ndarë Kosovën. ‘Argatë të Beogradit në Prishtinë dhe Tiranë kanë marrë në dorë flamurin e Serbisë së Madhe dhe tregtojnë në emër të tij territoret e saj’, shkruan ish-kryeministri Sali Berisha.

  Urimi i ish-kryeministrit Sali Berisha:

Gëzuar Kosove 11-vjetorin e pavarësisë!

Te dashur miq, sot Kosova, qytetaret e saj, mbare kombi shqiptar dhe miqtë e saj ne mbare boten festojnë 11 vjetorin e Pavarësisë. Ditëlindja e Republikës se Kosovës fton shqiptaret te përulen me nderimin me te thelle para qindra mijëra bijve dhe bijave te saj qe vendosen ne themelet e lirisë dhe pavarësisë se Kosovës, jetën dhe rininë e tyre si dhe te gjithë atyre qe luftuan dhe sakrifikuan ne dekada e dekada për lirinë dhe dinjitetin e saj kombëtar.

Pavarësia e Kosovës është vepër e gjeniut politik te kombit tone, presidentit Ibrahim Rugova, arkitektit dhe udhëheqësit mendjendritur te pavarësisë se Kosovës, Komandantit legjendar Adem Jashari, kryeheroit te kombit pas Skënderbeut dhe aleateve tanë me ne krye SHBA, te cilët me fuqinë e tyre ushtarake ajrore mposhten dhe detyruan te kapitulloje kasapin e Beogradit, Sllobodan Millosheviçin.

Por sot pas 11 vitesh liri dhe pavarësi Kosova përballet me një rrezik te madh te copëtimit te trojeve te saj. Argatë te Beogradit ne Prishtine dhe Tirane kane marre ne dore flamurin e Serbisë se Madhe dhe tregtojnë ne emër te tij territoret e saj. Këta esadiste, miladine e zografë albanofobe duan ti bëjnë Kosovës sot atë qe nuk guxoi ti bënte as Sllobodan Millosheviçi.

Ky qëndrim antikombëtar i argatëve te Beogradit është sot një kushtrim për çdo shqiptar për te mbrojtur Kosovën pre tyre si dhe çdo pëllëmbe te territorit te saj.

Gëzuar Kosove 11 vjetorin e Pavarësisë!

Modifikuar më Diel, 17 February 2019 13:22
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...