Të gjithëve u kujtohet viti 1991. Teksa opozita e re e vendit, Partia Demokratike, nisi mitingjet e para në vend, komitetet e PPSH-së, në rrethet ku kishin mbështetje, organizonin antimitingje. Pra aty ku kritikohej apo thuhej një e vërtetë për Enver Hoxhën, këta hynin dhe thërrisnin për të. Pas rrëzimit të shtatoreve të Enver Hoxhës në Tiranë, Korçë, Gjirokastër, si dhe dhjetëra e qindra busteve në mbarë vendin, Partia e Punës organizoi falangat enveriste në rrethet ku kishte më shumë mbështetje. Persekutorë e njerëz të gënjyer e pa formim, me buste të vegjël e të bardhë, qanin e lëshonin histori në emër të mbrojtjes së Enver Hoxhës. Një rast të ngjashëm imitoi edhe Edi Rama. Ai ditën e mitingut të opozitës në Tiranë udhëtoi në Vlorë. Bëri bashkë administratën e vet, si dhe nostalgjikë komunistë dhe zhvilloi një miting i cili ndryshe nga ato të vitit 1991 ishte modernizuar me teknikën koreanoveriore të skenografisë. Rama në këtë takim sulmoi “armikun e klasës”. Regjisë së tij i mungoi origjinali, Enveri, si dhe parullat komuniste me unitet, shtrëngim radhësh, çarje bllokade, etj. Rama që qeveris nëpërmjet fiksimit, propagandës dhe rrjepjes, la mangët vetëm Enverin. Ata që kish mbledhur aty e kishin në zemër në fakt. Nuk mund të ketë Shqipëri evropiane me Enver në zemër e në kokë. Siç duket do kemi antimitingje të tjera si ky stil.