Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e ftuar në "360 Gradë", në Ora News, tha se djegia e mandateve është e vetmja rrugë demokratike që i ka mbetur opozitës.
Kryemadhi: Vendimi erdhi si rezultat i gjithë agjendës opozitare ku për hir të së vërtetës, opozita e bashkuar konsumoi të gjitha mjetet apo lëvizjet e saj me mazhorancën ku për hir të së vërtetës, arroganca apo euforia apo kapja e institucioneve, arriti kulmin. Kam renditur disa problematika që na janë bërë si mirëmëngjes dhe mirëmbrëma. Ajo që sot mund të duket radikale, nuk është e tillë. Është i vetmi element demokratik që i ka mbetur opozitës.