Nënkryetarja e Bashkisë Kozeta Mesiti e cila u shkarkua ditën e sotme nga detyra pasi mori pjesë në protestën e 16 shkurtit të opozitës tha se ajo ka të drejtën si qytetarë e lirë të veprojë si të dojë.
Shkak i vendimit të kryebashkiakut Erion Veliaj thuhet se u bë pjesëmarrja e saj “në protestën e dhunshme te organizuar nga opozita te shtunën”.
Veç Mesitit u shkarkua edhe drejtori i tregjeve, Sokol Hysa, po ashtu i propozuar nga radhët e PDIU.
“Jam krenare qe kam perfaqesuar PDIU si Nenkryetare e Bashkise Tirane, ne keto muaj .
Askush nuk mund te me ndaloje si qytetare e lire, ne dite pushimi, ti bashkohem qindra mijera shqiptareve qe protestuan kunder qeverise, skamjes , zbrasjes se vendit nga rinia dhe gjithcka tjeter qe rendon cdo dite e me shume jeten e qytetareve. Personalisht, ndjehem e nderuar qe isha pjese e asaj proteste madheshtore si shprehja me e mire e qytetarise per te reaguar dhe mos u nenshtruar.”, ishte reagimi i Mesitit.