Një ditë pasi Partia Demokratike, aleatët e saj dhe LSI-ja vendosën djegien e mandateve të deputetit, sot selia blu ka kaluar në veprime konkrete. Ajo ka mbledhur në orën 18:00 Kryesinë e saj. Pas mbledhjes së kryesisë, e cila zgjati për më shumë se dy orë, kreu i saj Basha në fund foli për mediat, ku njoftoi se Kryesia ka vendosur djegien e mandateve.
“Mbledhja e Kryesisë së PD sapo përfundoi me votë unaime u miratua vendimi për djegie mandatesh”, tha Basha.