Ja çfarë e gjen Ramën nëse krijon opozitë fiktive në Parlament

Tuesday, 19 February 2019 22:46

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, në një lidhje për "Tempora" në Ora News, tregoi se si veprohet pas vendimit për djegien e mandateve nga opozita.

Ai tha se, nëse Rama emëron opozitën në Parlament, thjesht përshpejton fundin e tij.

“ Nesër do të mblidhet edhe forumi më i lartë vendimmarrës i PD, që është Këshilli Kombëtar ,që do të diskutojë për propozimin e kryetarit të partisë për djegien e mandateve. Në momentin që Këshilli Kombëtar i jep "ok-in" kësaj vendimmarrje, më pas do të ndiqen procedurat ligjore për heqjen e mandatit. Heqja e dorë nuk zgjat më shumë se disa orë më pas janë institucionet që do të ndjekin procedurën ligjore.

Sa I përket një zëvendësimi të mundshëm të mandateve, Bardhi është shprehur:

“Kur flasim për opozitë flasim për përfaqësim politik në Parlament. Ky është një vendim politik. Unë nuk besoj që Edi Rama do guxojë për të blerë apo shantazhuar nëse e bën thjesht dhe vetëm aron fundin e tij. Vendimi i grupit të PD-së është marrë në mënyrë unanime. Sot e gjithë Kryesia ka vendosur në mënyrë unanime. Ata emra në listë janë emra dhe përfaqësues të PD-së. Nëse Rama do të emërojë opozitën në Kuvend është i lirë ta bëjë, por thjesht përshpejton fundin e tij dhe fut akoma në krizë të gjithë sistemin demokratik në vend”.

Login to post comments