Pas Ambasadores gjermane, në zyrën e Bashës shkon Soreca

E mërkurë, 20 February 2019 10:15

Selia e Partisë Demokratike vijon të ketë zhvillime. Mëngjesin e sotëm, ambasadorja e Gjermanisë në Tiranë, Susanne Schütz, i është drejtuar zyrës së Lulzim Bashës ku ka zhvilluar një takim me të. Pas saj në zyrën e Bashës ka mbërritur ambasadori i BE-së, Luigi Soreca.

Në fokus të diskutimeve mendohet të jetë vendimi i opozitës për lënien e mandateve, ku sot do të mblidhet Këshilli Kombëtar i PD-së për vendimmarrjen finale.

Të martën e 19 shkurtit, Basha priti në një takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, Duncan Norman.

Po dje Ambasada amerikane në Tiranë u bëri thirrje deputetëve të opozitës që të mos pranojnë djegien e mandateve të tyre, duke theksuar se një vendim i tillë minon parimet bazë të demokracisë.

Login to post comments