Djegia e mandateve/ Vjen mbështetja nga SHBA për opozitën

E mërkurë, 20 February 2019 15:56

Opozita shqiptare ka vendosur të djegë mandatet e deputetëve të saj. Vendimi i propozuar nga kreu i PD-së, Lulzim Basha është miratuar nga forumet e partisë, ndërsa pasditen e sotme pritet që të marrë formën vendimtare me miratimin nga ana e Këshillit Kombëtar.

Një mbështetje për opozitën shqiptare ka ardhur nga Amerika.

Është Federatës Pan-shqiptare Vatra ne Michigan që mbështet vendimet e opozitës.

Më poshtë, deklarata e plotë:

Kryesia e Degës se Federatës Pan-shqiptare Vatra ne Michigan, të shqetësuar nga ngjarjet e fundit në Shqipëri, konstaton se:

-Përkeqësimi i rendit publik, rritja e korrupsionit në nivele te larta ministrore, parlamentare, vendore etj., dhe mbrojtja ligjore ndaj tij, rënia e tejskajshme e nivelit ekonomik dhe punës së ndershme, kriminalizimi i jetës së popullatës në përgjithësi, nëpërmjet lejimit të punës fiktive, kultivimit dhe trafikut të lëndëve narkotike dhe i trafiqeve të tjera, rënia e frikshme e numrit te popullsisë? nëpërmjet emigrimit, janë? tregues të qartë për një? dështim total të punës së qeverisë në detyrën e saj për rritjen e mirëqenies së popullit të vet.

-Përceptimi mbarë-popullor, i zaptimit te pushtetit nëpërmjet tjetërsimit dhe blerjes së votave, përçmimi, arroganca dhe gjuha e urrejtjes ndaj kundërshtarëve politikë, instalimi në krye te parlamentit, te qeverisë dhe posteve ministrore, të ish-funksionarëve apo pasardhësëve të nomenklaturës komuniste dhe kapja e pushtetit të pavarur gjyqësor, shënon një degradim të demokracisë? dhe vlerave euro-atlantike.

-Diskutimi nga kreu i qeverisë dhe vënia në tavolinë më fqinjët, historikisht me interesa grabitqare, të kufijve dhe tërësisë territoriale të Shqipërisë dhe të Kosovës, të paguara me gjakun e martirëve dhe të pranuara botërisht; krijimi i klimës miqësore me Serbinë dhe klimës së mosmarrëveshjes me lidershipin e Republikës se Kosovës, bie ndesh me luajalitetin ndaj kombit, është në kundërshtim me vullnetin e popullit shqiptar në vendin amë dhe Diasporë, si dhe krijon një situatë te rrezikshme me pasoja afatgjata rajonale.

Prandaj, Federate Vatra, mbartëse e vlerave nacionaliste dhe demokratike, në linjën e saj për t’i shërbyer me dinjitet kombit, gjykon se qeveria aktuale e Shqipërisë?, e drejtuar nga Edi Rama, e ka humbur të drejtën, detyrimin dhe privilegjin për t’i shërbyer popullit te vet. Në të njëjtën kohë, përkrahim pa rezerva aksionin e forcave opozitare dhe kërkesën për një qeveri të përkohshme, e cila do të normalizonte situatën sociale, politike dhe kombëtare në përgjithësi.

Federata Pan-shqiptare Vatra Dega Michigan

Login to post comments