Edhe pse Gramoz Ruçi deklaroi se Edi Rama i ka kërkuar të shtyjë seancën e të enjtes, nga frika e protestës së madhe para Parlamentit, shqiptaret do të vazhdojnë agjendën e tyre.
Nësr në orën 10.00 ata do të mblidhen, sikundër është lajmëruar, para Parlamentit për ti treguar qeverisë Rama se popullin e ka kundër hajdutërisë, korrupsionit, krimit që ai ka sjellë si model.
Më herët kryedemokrati Lulzim Basha deklaroi para mijëra qytetarëve të mbledhur në selinë blu se:
“Ndaj ju ftoj se askush të mos mungojë në protestën e nesërme në orën 10:00 para Kuvendit të Shqipërisë, i cili do t’i kthehet Shqipërisë dhe shqiptarëve dhe jo krimit. Zoti i bekoftë shqiptarët, zoti e bekoftë Shqipërinë. Fitore….!”, tha Basha.