Opozita më e bashkuar se kurrë, edhe çamët heqin dorë nga mandatet

E mërkurë, 20 February 2019 20:06

Edhe PDIU do të ndjekë të njëjtën rrugë si PD dhe LSI. Këtë e konfirmon kreu i saj Shpëtim Idrizi në një prononcim për Opinion.al.

Sipas tij, vendimi i PDIU do të jetë në koherencë me opozitën e bashkuar pasi ky formacion politik sipas tij është pjesë e opozitës që nga data 7 shtator.

 “Nuk vihet në diskutim që ne jemi në unison me vendimin e opozitës për djegien e mandateve. Ne e kemi bërë deklaratën tonë direkt pas Bashës. Nëse  e keni për ata 3 deputetë në parlament, ata s’janë të PDIU, ata janë regjistruar si të pavarur dhe votojnë Partinë Socialiste .. dmth ata s’kanë qenë kurrë të PDIU. PDIU ka që më 7 shtator që është pjesë e opozitës së bashkuar”, është shprehur Idrizi.

Login to post comments