Pse vijnë reagime ekstreme për protestën? Fondacioni Soros ka hyrë në veprim

Premte, 22 February 2019 09:18

Opozita ka zyrtarizuar sot dorëzimin e mandateve të deputetëve të saj, ndërsa ky veprim ka shkaktuar reagime të shumta. Zyrtarë të Bashkimit Europian janë pozicionuar kundër bojkotit dhe djegies së mandateve nga opozita, duke kërkuar vendosjen e dialogut mes palëve.

Opozita kërkon rrëzimin e qeverisë Rama, krijimin e një qeverie tranzitore, që do të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Sipas opozitës, provat e publikuara mbi blerjen e votave nga grupet kriminale në të paktën 4 qarqe, si dhe dosja 339 që ndodhet në duart e prokurorëve, tregojnë se Rama nuk ka shumicën e votave në Parlament, pasi mandatet e deputetëve të tij janë të blera.

Reagimi i fundit ndërkombëtar është ai i Raportuesit për Shqipërinë Knut Flackenstein, ndërsa më parë reagoi edhe Federica Mogherini.

Por cilët janë zyrtarët e Brukselit që sot janë pozicionuar në krah të Ramës dhe të majtës në Shqipëri?

Federica Mogherini, shefe e Politikës së Jashtme në BE, së fundmi është kritikuar edhe nga ish-Kryeministri Italian, Matteo Renzi, i cili loboi vite më parë për zgjedhjen e saj në këtë post. Madje Renzi është shprehur se ndikimi i saj në politikën e Jashtme të BE ka qenë pothuajse zero.

Gjithashtu Mogherini është një nga mbështetëset e idesë për shkëmbimin e territoreve mes Serbisë dhe Kosovës, ndërsa mediat italiane e kanë akuzuar për qëndrime filo-ruse dhe si një politikane e lidhur me qarqet e majta në politikën italiane.

Johannes Hahn, është një tjetër zyrtar i BE-së, që njihet si një nga të preferuarit e Sorosit.

“Gjithmonë është bukur të takosh George Soros për të diskutuar përpjekjen e përbashkët për nxitjen e reformave dhe shoqërive të hapura në Ballkanin Perëndimor dhe Evropën Lindore”, thuhet në postimin e Hahn.

Ndërkohë, Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Knut Fleckenstein, është një nga emrat që është pjesë integrale e Fondacionit Soros. Kjo të paktën sipas dokumenteve të deklasifikuara të DCLeaks për rrjetin Soros.

Raporti i zbuluar nga DCLeaks, është hartuar në vitin 2013. Raporti i brendshëm i Fondacionit Soros, në rastin konkret i “Open Society European Institute” mban emrin: “Lista e aleatëve të besuar në Parlamentin Evropian (2014-2019)”. Në nisje të raportit bëhet e qartë se materiali është hartuar si një guidë për të orientuar të gjitha degët e këtij Fondacioni në lidhje me zyrtarët e besuar në Parlamentin Evropian. Në një farë mënyrë, raporti bën të ditur se cilët jkanë aleatët e rrjetit sorosian në Parlamentin Evropian”. Në këtë listë janë përfshirë një shumësi emrash, mes tyre edhe ish-kreu Martin Schulz, Giani Pitella, Olli Rehn e tj.

Ndërkaq më poshtë në listë, e cila është e strukturuar sipas sektorëve dhe departamenteve të Parlamentit Evropian, në seksionin e titulluar ‘Komiteti për Marrëdhëniet me Jashtë’, renditet edhe emri i eurodeputetit Knut Flenckenstein. Raporteri për Shqipërinë rezulton mes emrave të aleatëve të besuar të Fondacionit Soros në Parlamentin Evropian.

Vetë eurodeputeti kur është akuzuar për lidhjet me Soros i ka cilësuar këto si përralla sorosiane, ndërsa të njëjtat akuza për të janë hedhur edhe nga politikanët maqedonas.

Si Mogherini ashtu edhe Flackenstein janë pozicionuar në krah të qeverisë Rama sa herë ai është ndodhur në vështirësi. Kjo ka ndodhur edhe dy vjet më parë, kur PD protestonte në çadër, apo edhe kur qeveria e Ramës u vendos nën akuza për kanabizimin e vendit.

Zyrtarët e Brukselit kanë heshtur kundrejt kanabizimit, pasojat e të cilit janë edhe sot, kur miliona euro para të pista janë denoncuar se janë përdorur për shit-blerje votash./ Boldnews.al

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...