Berisha thirrje ndërkombëtarëve: Ejani në Tiranë ta shikoni me sytë tuaj diktaturën

Premte, 22 February 2019 12:22

Ish kryeministri Sali Berisha i ka bërë një “ftesë” të hapur ndërkombëtarëve që të vijnë vetë në Tiranë për ta parë nga afër atë që ai e cilësoi si një ndër gjendjet më të rënda që po kalon Shqipëria për shkak të qeverisjes së Ramës.

Pas vizitës së tij në një ekspozitë pikturash, Berisha ka deklaruar se ai ka parë në protestat e opozitës atë urrejtje dhe mëri që shqiptarët treguan gjatë valës së protestave në fillimin e viteve 90 kundër diktaturës komuniste.

Ish kryeministri ka paralajmëruar edhe socialistët duke u sugjeruar se është koha që të rrëzojnë nga karrigia e kryetarit të PS-së e qeverisë kryeministrin Edi Rama.

 

Berisha: Cdo gjë ka një fund dhe fundi është i afërt. U bëj thirrje socialistëve, në interesin më të mirë të tyre dhe të Shqipërisë, të largojnë me urgjencë Ramën dhe klikën e tij nga pushteti. Mbasi e them me bindjen më të thellë, se urrejtja ndaj Edi Ramës dhe klikës së tij bëhet çdo ditë më e pakufijshme. Ata duhet ta dinë se unë kam konstatuar me datën 16 dhe dje në masat e gjera protestuese, atë urrejtje që e kam takuar vetëm në vitin 90’-91’ ndaj diktatorëve dhe diktaturës. U bëj thirrje socialistëve që të mos nënvleftësojnë situatën, sepse ndëshkimi për Edi Ramën po afron dhe do të jetë i sigurtë dhe tepër i rëndë ndaj dhe t’i thërrasin mendjes, atyre që u ka ngel një nanogram atdhetari e përkushtim. Të mos lejojnë përshkallëzimin, sepse ky revolucion, i filluar nga studentët- duhet ta pranojmë sepse ata guxuan e mbushën sheshet dhe se në çdo sallë e nxorrën lakuriq të ligun. Tani e kanë marrë fjalën qytetarët nga mbarë Shqipëria. Çdo javë e Edi Ramës në pushtet është rrezik kombëtar për Shqipërinë.

-SHBA ju kanë bërë thirrje të tërhiqeni nga dorëzimi i mandateve

Berisha: Asnjë përfaqësues i vendeve demokratike nuk mbështet një veprim të tillë, por me këtë rast dua të siguroj të gjithë miqtë tanë kudo që janë, se ky është një veprim që ka një qëllim të vetëm, mospranimin për të qenë fasadë e së keqes dhe daljen në shesh betejë për të mbrojtur shoqëritë e lira. U bëj thirrje, nuk kam objeksion për kritikën, por sërish u bëj thirrje të vijnë, të shohin realitetin në Tiranë e Shqipëri dhe i siguroj se do të gjejnë një realitet krejtësisht më të ndryshëm që mund të kenë në dosjen e tyre në tavolinë.

-Kancelaritë ndërkombëtare keqinformohen?


Berisha: Po them që janë dy raporte të KE-së që i japin Shqipërisë hapjen e negociatave, por këshilli i ministrave i caktoi Shqipërisë kushte. Unë nuk besoj se ata e patën me inat me Shqipërinë, por e panë se realitet nuk është ai që paraqitet në raporte. Prandaj unë mendoj, që ata duhet të vijnë të shohin një realitet që do të jetë në shumë aspekte krejt tjetër.

Berisha: Është mirë të largohet një minutë e më parë, sepse do ta largojnë në mënyrën më të paimagjinueshme. Ka 6 vjet që poshtëron çdo ditë shqiptarët, që i largon ata përditë nga vendi i tyre në mënyrën më mizore. Ka 6 vite që vjedh, tani ik dhe vetëm ik!

-A është ky një skenar për të mos hyrë në zgjedhje?

Berisha: Opozita të jeni të sigurt që po bën përgatitje të ethshme për zgjedhjet, por ju garantoj se zgjedhje me Edi Ramën nuk mund të bëhen.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...