Manjani sulmon OSBE-në për nxitje të dhunës të policisë ndaj protestuesve

Tuesday, 26 February 2019 21:23

Postuar në facebook nga Ylli Manjani:

E turpshme dhe e paprecedentë është deklarata e bërë nga prezenca e OSBE në Tiranë, para pak minutash!

Me pak fjalë OSBE nxit policinë kundër popullsisë civile!!!

Kulmi i pasigurisë në Europë ishte kjo deklaratë!

Nuk gjendet asnjë deklaratë e ngjashme, as e përafërt, në databasën e reagimeve publike të OSBE kudo ku ajo është prezente, si kjo maskaradë që lëshuan sot kundër popullsisë civile në Shqipëri!

Ndër të tjera OSBE në Shqipëri ka mandat të nxisë demokratizimin e Shqipërisë. Deklarimi i sotëm është haptazi kundër mandatit të saj diplomatik!

Nuk pritej mbështetje për opozitën nga ky lloj personeli që shërben në krye të Prezencës krejt në mënyrë të njëanshme, por kurrsesi nuk pranohet rrjeshtimi i saj në favor të dhunës shtetërore kundër popullsisë civile!

Shumë turp!

Opozita nuk mund t’i pranojë më drejtuesit i kësaj prezence në asnjë lloj takimi. Jo për interes te vet, por në respekt të njerëzve të pa armatosur që u goditën me armë (gazi lotsjelles është armë), në mënyrë krejt jo proporcionale, sot pasdite.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...