Mediat e huaja shkruajnë për fshehjen e Ramës nga protesta e sotme

Tuesday, 26 February 2019 21:51

Mediat ndërkombëtare i kanë bërë jehonë protestës së madhe që qytetarët dhe opozita zhvilluan të martën pasdite përballë Parlamentit.
Prestigjozja Associated Press thekson në artikullin e saj se “opozita e drejtuar nga PD thotë se qeveria e majtë e kryeministrit Rama është e korruptuar dhe ka lidhje me krimin e organizuar. Ligjvënësit e opozitës duan që qeveria të hapë rrugën për një administratë tranzitore dhe të thërrasë zgjedhje të parakohshme.”.
Në artikull theksohet fakti se Edi Rama kishte ikur nga Parlamenti por dhe se socialistët e zhvendosën datën e mbledhjes së Kuvendit në përpjekje për të shmangur përballjen me protestuesit.

Ja artikulli i plotë

Mbështetësit e opozitës së Shqipërisë hodhën flake dhe dogjën një gomë makine jashtë parlamentit të vendit të martën, në një përpjekje për të bllokuar ligjvënësit që hynë në ndërtesë mes thirrjeve për qeverinë që të largohet.

Opozita e drejtuar nga Partia Demokratike e qendrës së djathtë thotë se qeveria e majtë e kryeministrit Edi Rama është e korruptuar dhe ka lidhje me krimin e organizuar. Ligjvënësit e opozitës duan që qeveria të hapë rrugën për një administratë tranzitore dhe të thërrasë zgjedhje të parakohshme.

Udhëheqësit e opozitës mbajtën fjalime të shkurtra duke bërë thirrje që Rama të japë dorëheqjen dhe duke u zotuar të mbajnë tubime të vazhdueshme.

Policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit, të udhëhequr nga udhëheqësi i demokratëve Lulzim Basha, të cilët u përpoqen të thyejnë kordonin.

Ndërkohë, sesioni i parlamentit vijoi me deputetet socialistë brenda. Vetë Rama nuk ishte i pranishëm.

Parlamenti i Shqipërisë mban sesione të enjteve, por vendosi të mblidhej sot në një përpjekje për të shmangur një demonstrim të planifikuar.

Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe institucionet e tjera ndërkombëtare i kanë bërë thirrje opozitës për të shmangur dhunën dhe i kanë kërkuar qeverisë të hyjë në bisedime me rivalët e saj politikë.

Basha mbylli protestën pas tre orësh duke u zotuar për t'u mbledhur sa herë që parlamenti mban sesione.

Socialistët mbajnë 74 vende në parlamentin me 140 vende. Ligjvënësit e opozitës tashmë e kanë braktisur parlamentin pasi kërkojnë zgjedhjet e parakohshme.

Shqipëria, një anëtare e NATO-s që nga viti 2009, iu dha statusi i kandidatit të BE në vitin 2014 dhe shpreson të nisë negociatat e anëtarësimit në qershor.

Modifikuar më Tuesday, 26 February 2019 22:04
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...