68-vjet nga pushkatimi pa gjyq i 22 intelektualëve/ Basha: Qarkullojnë ende emra xhelatësh

E mërkurë, 27 February 2019 08:44

Përmes një postimi në facebook Kryedemokrati Lulzim Basha ka kujtuar sot 68 vjetorin e pushkatimit pa gjyq te 22 intelektualeve shqiptare nga regjimi komunist.

“Diktatori komunist e paraqiti terrorin e partisë si një akt të besnikërisë ndaj Bashkimit Sovjetik dhe vetëm më pas, plotësoi edhe letrat formale të gjyqit. Në mes të të vrarëve, pinjollë të familjeve të njohura të kryeqytetit e të të gjithë Shqipërisë ishte edhe një zonjë, njëra nga shkencëtaret e para të vendit, Sabiha Kasimati. Përzgjedhja e diktaturës ishte një përzgjedhje që terrori të ishte efektiv dhe për këtë përzgjedhje, vendimet mund t’i merrte vetëm partia-shtet.” shkruan Basha ndërsa thekson se përditë riqarkullohen emra xhelatësh në institucionet e drejtësisë e në institucionet e shtetit

Postimi i Plotë:

68 vjet më parë dje, në një akt të pastër terrori, me një vendim të Byrosë Politike të Partisë Komuniste, 22 intelektualë shqiptarë u pushkatuan, pa gjyq. Diktatori komunist e paraqiti terrorin e partisë si një akt të besnikërisë ndaj Bashkimit Sovjetik dhe vetëm më pas, plotësoi edhe letrat formale të gjyqit. Në mes të të vrarëve, pinjollë të familjeve të njohura të kryeqytetit e të të gjithë Shqipërisë ishte edhe një zonjë, njëra nga shkencëtaret e para të vendit, Sabiha Kasimati. Përzgjedhja e diktaturës ishte një përzgjedhje që terrori të ishte efektiv dhe për këtë përzgjedhje, vendimet mund t’i merrte vetëm partia-shtet.

Për zbardhjen e këtij akti makabër është bërë mjaft gjatë këtyre 30 viteve, që prej vitit 1993, kur dëshmitarë dhe banorë të zonës rrëfyen se ku ishte varri masiv i 22 martirëve. Por nuk mund të themi se po bëhet shumë për institucionet e kujtesës. Ruajtja e kujtimit i shërben shmangies së çfarëdolloj përpjekjeje për rehabilitimin e diktaturës apo, më keq akoma, për rikthimin në krye të institucioneve publike të nomenklaturës komuniste të brezit të parë apo të dytë.

22 intelektualët u pushkatuan me vendimin e një partie e cila e kishte kultin e krimit në filozofinë e vet. Sot ne ballafaqohemi me mungesën e vetëdijes dhe të kujtesës.

Shohim se si përditë riqarkullohen emra xhelatësh në institucionet e drejtësisë e në institucionet e shtetit. Përvjetori i 68-të i martirizimit të 22 intelektualëve, në emrin e terrorit komunist, duhet të na shërbejë si një kambanë alarmi se ç’efekte prodhohen kur vendimet i merr partia, kur parlamentin e pushton partia, kur partia vendos të të gradojë pse je hajdut apo kur partia vendos të të dënojë pse je kundërshtar politik.

Modifikuar më E mërkurë, 27 February 2019 10:59
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...