Ftesa e Majkos për dialog, Bardhi: Përpara se të bëjë thirrje të tilla, të gjejë kurajon që të deklarojë…

E mërkurë, 27 February 2019 18:19

Sekratari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi deklaroi gjatë një interviste për Televizionin Fax News, se vendimi që ka marrë opozita është i pa kthyeshëm, sepse është zbatim i verdiktit që kanë dhënë qytetarët shqiptarë.

Sipas tij, forma e vetme që kishte mbetur për t’u përdorur ishte dëgjimi i kërkesës së qytetarëve duke u bërë njësh me ta që sipas tij, kjo vetëm sa e bën më të fortë Partinë Demokratike.

Sa i përket deklaratave të faktorit ndërkombëtarë, Bardhi tha se ata nuk mund të shpreheshin se me djegien e mandateve kemi bërë një gjë të mirë. Kritikat e tyre sipas tij janë të kuptueshme sepse ata normalisht që do të bëjnë thirrje për dialog dhe marrëveshje pavarësisht se ata me kalimin e ditëve do të kuptojnë më mirë vendimin e opozitës pasi momentalisht nuk kanë informacion, shtoi më tej Bardhi.

“Ka një besim të rritur tek aksioni opozitar dhe ka një zhgënjim në rritje tek mazhoranca. Me dhjetra kontakte kam marrë edhe nga eksponentë socialist që më kanë komunikuar se janë të pa kënaqur me këtë qeveri dhe se e mbështesin opozitën në aksionin e saj. Ky nuk është një aksion i partive politike por është një bashkim qytetar që normalisht e udhëheq opozita pasi e ka për detyrë që ta bëjë këtë gjë. Çdo zyrtar publik do të hidhet në kosh, nga ata që kanë vjedhur dhe abuzuar me pasuritë publike”.

Lidhur me daklaratat e Ministrit të Diasporës, Pandeli Majko i cili ka bërë thirrje për dialog midis faktorëve politik, Bardhi tha: “Majko përpara se të bëjë thirrje për dialog, të gjejë kurajon që të deklarojë se votat në zgjedhjet e 2017 janë vjedhur dhe janë blerë. Ai nuk e ka bërë këtë gjë dhe as nuk do ta bëjë, dhe nuk mund të ketë dialog me askënd që nuk pranon se zgjedhjet janë vjedhur dhe janë blerë”.

Bardhi foli edhe për atë që ndodhi në protestën e djeshme ku tha se bëhej thirrje me megafon që të mos bëhej dhunë ndërkohë që qytetarët jo vetëm që nuk ishin të dhunshëm, por u bënë edhe viktima të dhunës nga hedhja masive e gazit lotsjellës.

Ai paralajmëroi Ministrin e Brendshën që të mos provokojë dhge dhunojë protestuesit pasi sipas tij “qytetarët do ti shkojnë tek shtëpitë e tij që ka në Tiranë, sepse ka disa të tilla por edhe tek ato që ka në bregdet por që nuk I ka deklaruar”.

“Nuk është dhunë të grisësh një perde që mbolon derën e kryeëministrisë, sepse me vandosjen e asaj perdeje ai i provokon vetë qytetarët duke thënë se po mbuloj strehën e krimit”, – deklaroi ndër të tjera Gazmend Bardhi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...