Policia e Shtetit ka publikuar fotot dhe emrat e 14 protestuesve të proceduar në gjendje të lirë pas protestës së djeshme të opozitës përballë Parlamentit.
Ndonëse policia dhe disa portale kanë publikuar në shkelje të ligjit fotot dhe emrat e të procedurave në gjendje të lirë, disa media zgjedhin t’u mbulojë fytyrën dhe të mos japë emrat e plotë, por vetëm inicialet e protestuesve të proceduar në respekt të ligjit dhe privatësisë.
foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri 12345678910111213PreviousNext
Procedimi penal në gjendje të lirë nisi pasi, sipas policisë, në rrugën “George W.Bush”, në hyrje të Parlamentit, personat kanë shtyrë e çarë me forcë kordonin e Policisë në shërbim, duke i goditur me sende te forta.
Sipas policisë, 14 personat që janë proceduar penalisht në gjendje të lirë, akuzohen për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Prishja e qetësisë publike”, parashikuar nga nenet 236/2 dhe 274 të Kodit Penal.
Inicialet e 14 të proceduarve në gjendje të lirë:
A.Sh, E.Sh, Gj.L, P.L, A.P, F.D, B.P, O.G, G.Gj, A.C, G.M, D.Z, A.T, E.H.