Ish-deputeti i LSI Edmond Panariti tha se parlamenti është ilegjitim, sepse kushtetuta e përcakton 140 deputetë.
“Ata flasin me veten e tyre se është një parlament gjysmagjel. Ne jemi qytetarë të thjeshtë, është e thjeshtë t’i thërrasësh në prokurori, përkundrazi mazhoranca e ka vështirësuar çështjen e marrjes së lejes për hetim për deputetët e saj, duke kërkuar prova e hetim. Ai parlament është ilegjitim se Kushtetuta e përcakton 140 deputetë. Ai parlament do jetë gjëja më qesharake të mbushet me deputetë të PS. Ne do kthehemi pastaj në Kuvendin Popullor të kohës së enverit. Jemi në të njëjtat ujëra”.
Zgjidhjen e kësaj situate politike Panariti e sheh te propozimi i opozitës për qeveri tranzitore.
“Nëse duhet zhbllokuar kriza duhet të kalojmë në një propozim të opozitës. Vendi të qeveriset nga një qeveri tranzitore me mandat të qartë me konsensus që të bëjë ndryshime në kod dhe vota të jetë mbrojtur”.