3.4 milionët e “Toyota Yaris”, lidhja me Edmond Begon, nën shoqërinë e Maksim Beçës, lider i një bande kriminale, në mbrojtje të përdhunuesve duke kërcënuar punonjësit më të mirë të policisë së shtetit dhe së fundmi del në një përgjim të papritur teksa ka nisur aksionin për të mbuluar skandalin e Agron Xhafajt.
Si ka mundësi që një njeri i vetëm, deputet në Kuvendin e Shqipërisë, anëtar i rëndësishëm i një mazhorance në një vend në mes të Europës, te këtë kaq shumë fije që e lidhin me krime ka të rënda?!
E tmerrshme se si në çdo aferë të rëndë kriminale që ndodh në këtë vendin del në skenë gjithnjë ai, Taulant Balla.
Ajo që e karakterizon Taon është fakti që ai nuk diskriminon asnjë tip krimi. Atë e gjen në trafikun e drogës, e gjen me armë, diku është duke kërcënuar, diku është duke vjedhur, është duke përdhunuar, është kudo ku ka një vepër të pështirë.
Ky njeri është përfaqësuesi më i denjë i një kaste kriminale të neveritshme, që nuk njeh asnjë limit.
E vërteta është që as kundërshtari më i madh i Partisë Socialiste nuk do ta uronte që t’i vinte një ditë kur Taulant Balla të bëhej drejtues i Grupit Parlamentar të saj.
Neveria që vjen te njerëzit prej këtij njeriu është shumë e madhe dhe PS nuk e meriton një gjë të tillë! Madje edhe për bandën e vet Rilindjes, Taulant Balla është shumë!