Eurodeputeti Cristian Preda është shfaqur në konfrencën përmbledhëse të delegacionit të PE-së, mjaft kritik ndaj kryeministrit Rama dhe qevrisë në deklaratat e tij, ndryshe nga disa anëtarë të tjerë. Preda i ka kërkuar publikisht kryeministrit Edi Rama që të bisedojë urgjentisht me opozitën duke e cilësuar një “optimist tragjik”. Gjithashtu ai deklaroi se presionet ndaj protestuesve përbëjnë rrezik serioz për destabilizimin e vendit si dhe kërkoi, që të ruhet liria e shtypit.
“Kam tre fjali të thjeshta për të thënë. E para që ju si kryeministër keni një optimist tragjik. Ai vetë e ka shpjeguar dhe vetë e ka përshkuar veten si të tillë dhe na e ka kërkuar që të çelen negociatat me Shqipërinë. Natyrisht çelja e negociatave vjen nga shtetet anëtarë, ndërsa ne si deputetë të PE e mbështesim çeljen e negociatave, pasi ne dëshirojmë të flasim me Europën. Është e rëndësishme që përpara qershorit shqiptarët të flasin me njëri-tjetrin. E ftoj kryeministrin që të bisedojë me opozitën. Do të jetë sukses i madh vërtetë në rast se përpara takimit të këshillit në qershor shqiptarët të bisedojnë me njëri-tjetrin, të kryejnë disa biseda së brendshmi. Së dyti ju keni pasur protesta masive, që dolën nga të rinjtë. Është e papranueshme që atyre tu bëhet presion. Disa njerëz janë hequr nga puna, ata janë në listën e zezë për arsye të të drejtës që ushtruan për të protestuar. Është një rrezik i madh për destabilizimin.