Kryemadhi zbulon bisedën me Fleckenstein: Ja çfarë i thashë. U shqetësua nga Dosja 339

E Enjte, 28 February 2019 22:49

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka replikuar sërish me euro-deputetin Knut Fleckenstein, i cili u shpreh i zhgënjyer me qëndrimin e saj gjatë takimit një ditë më parë.

Kryemadhi, në një intervistë për emisionin “Të Paekspozuarit”, sqaroi se Fleckenstein u largua 25 minuta nga mbledhja sapo dëgjoi të flitej për dosjen ‘339’.

“Në momentin që Z. Basha përmendi dosjes 339; ka tre muaj që ne merremi me te; ata nuk dinin asgjë për këtë. Sapo u tha dosjen 339, Z. Knut u çua në këmbë i shqetësuar, u largua 25 minuta. Z. Knut ishte shumë i shqetësuar të dëgjonte dosjen ‘339’. Njeri aq të shqetësuar, kam parë vetëm Edi Ramën dhe Dakon”, sqaroi Kryemadhi.

Kryemadhi tha se ndërkombëtarëve që ishin në takim u kërkoi që të aplikojnë në Shqipëri të njëjtat standarde për të cilat reagojnë dhe në vendet e tyre e më të drejtë.

“Zotërinjë eurodeputetë, nëse ka stabilteti për krimin do të thotë destabilitet për Europën dhe e dini ndikimin e grupeve shqiptare të drogës në Europë, në Lodër, Spanjë, Hamburg. Kemi vendosur ta destabilizojme krimin për të mbrojtur fëmijët tanë dhe nuk kthehemi me pas. Nesë në gjermani Znj. Merkel do të ishte kapur duke bashkëpunuar me krimin duke blere vota, çdo të ndodhte? Minimalja do të niste investigimi. Ka 2 vjet që dosja nuk hetohet. Ne kërkojmë standarte dhe vlera për të cilat ju flisni dhe i keni në vendin tuaj. Koka e krimit të organizuar është Edi Rama”, sqaroi Kryemadhi.

Deklarata e plotë e Kryemadhit për komunikimin me eurodeputetin:

“Meqenëse z. Knut na qenka shqetësuar dhe zhgënjyer shumë, po ju bëj me dije se çfarë i kam thënë unë z. Knut në takim: z. Basha i shpjegoi gjithë ecurinë dhe aktivitetin apo angazhimin parlamentar të opozitës, ku komisionet hetimore të sabotuara, komisionet që ka kërkuar opozita për verifikime, amendamente dhe projektligje të propozuara, të cilat as që nuk futeshin në rendin e ditës për t’u diskutuar e jo më për të pasur reagim apo ndryshim në to. Në momentin që z. Basha përmendi ‘Dosjen 339’, ku asnjë nga eurodeputetët nuk ishte i informuar mbi këtë dosje, por na flisnin për marrëveshjen e Zhan Monesë. Sapo u tha dosja 339, z. Knut u çua nga tavolina shumë i shqetësuar 25 minuta”, tha Kryemadhi. E pyetur nga gazetari Ylli Rakipi, nëse z.Knut kishte ndërperë bisedën për të komunikuar me dikë tjetër gjatë pauzës prej 25 minutash, Kryemadhi tha: “Jo. Z.Knut nuk është se ka biseduar me dikë, por z.Knut ishte shumë I shqetësuar të dëgjonte dosjen 339. Njëri aq të shqetësuar për dosjen 339 kam parë vetëm Edi Ramën dhe Vangjush Dakon. Në qoftë se z.Knut ka ndonjë problem me dosjen 339 të shikojmë, se çdo na shikojnë sytë dhe çdo na dëgjojnë veshët në të ardhmen se janë 600 disqe të tjera, siç thonë. Duke parë e duke bërë. Nëse ka këtë problem z.Knut ky është po prapë problem i z.Knut dhe atij që është prapa z.Knut. Tani çfarë i kam thënë unë z.Knut në takim, pasi kishte merak shumë të madh nëse z.Basha kishte program për shqiptarët nëse do të vinte në qeveri apo jo. “Zotërinj parlamentar, nëse ka stabilitet krimi në Shqipëri kjo do të thotë destabilitet për Europën. Ju e dini shumë mirë ndikimin e grupeve kriminale shqiptare në Europë. Kanë përmbytur Londrën, Spanjë, Hamburgun e Gjermanisë dhe çdo vend tjetër. Ju bëni si të doni, ne kemi vendosur ta destabilizojmë krimin në mënyrë të tillë për të mbrojtur fëmijët tanë. Dhe nuk kthehemi më pas. Nëse në Gjermani zonja Merkel apo ndonjë deputet gjerman do të ishte kapur duke bashkëpunuar me krimin për të blerë vota, çdo të ndodhte? Minimalja do të niste investigimi, ndërkohë këtu ka dy vjet që dosja jo vetëm nuk hetonte, por është bllokuar hetimi dhe po tentohet të asgjësohet. Ju kujtoj deputetin slloven para disa javësh, i cili dha dorëheqjen sepse kishte harruar të paguante një sandviç në super market. Zotërinj ne kërkojmë standarde dhe vlera për të cilat ju na flisni dhe i keni në vendin tuaj, nuk po ju kërkojmë asgjë më shumë. Sot koka e krimit të organizuar është Edi Rama”. I thashë këtë Knutit, sikur i thashë mbaroi jeta jote. Aq shumë i dhembi kjo, saqë nuk di ça të them”, tha Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...