Samiti i Diasporës lë jashtë Çamërinë, Idrizi akuza ndaj Ramës: S’i mjaftuan pazaret me Greqinë

Premte, 01 Mars 2019 20:36

Samitit të Dytë të Diasporës nuk i munguan vetëm përfaqësues nga opozita por edhe nga Çamëria.

Teksa të parët refuzuan ftesën, këta të fundit nuk ishin ftuar fare.

Një fakt të tillë e bëri me dije kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, i cili tha se qeveria e la bosh hartën identitare.

Idrizi nuk kurseu dhe akuzat ndaj kryeministrit Rama për çështjen çame. Më poshtë pjesë nga fjala e Idrizit.

“Sot po zhvillohet Samiti i dytë i Diasporës. Ju uroj të gjithë shqiptarëve që kanë ardhur më dëshirën, kënaqësinë për të ardhur në vendin amë mirëseardhje të madhe por nuk mund të rri dot pa përmendur faktin se sot për herë të lparë u harrua që të ftohej një përfaqësues nga Çamëria duke lënë bosh hartën identitare të kombit shqiptar.

Mesa duket Ramës nuk i mjafton ajo që ka bërë me çështjen çame dhe pazaret me Greqinë, nuk i mjafton që sot e kësaj dite jo vetëm bëri që përfaqësuesit e saj politik të mos ishin në parlamentin e Shqipërisë, jo vetëm atë që po bën për të futur duart brenda Shoqatës Çamëria dhe PDIU por sot në atë sallë ku ishin të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë mungonte një pjesë e qenësishme e saj që plotëson hartën identitare, përfaqësuesit nga Çamëria. Jam i bindur se ata që kanë ardhur në Shqipëri nuk janë pak.

Diaspora e vjetër dhe re i kanë dhënë kumtin këtij vendi, kur u bë Shqipëria në 1912 , pjesa më e madhe e korifejve dhe baballarëve të kombit vinte nga Diaspora dhe i është gjendur Shqipërisë në momentet ekzistenciale të saj. Por nuk mund të rri dot pa përmendur dhe Diasporën e re apo emigrantët të cilët nga 1990 janë 1.6 milion shqiptarë që janë detyruar të ikin nga ky vend për një jetë më të mirë. 500 mijë kanë ikur vetëm katër vitet e fundit sepse nuk gjejnë shpresën në Shqipëri. Ku po shkon ky vend? Kemi qenë 4.1 milion banorë në 1990, sot jemi 2.8 milionë. Shqipëria po plaket.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...