Pyetje fatale për Edvinin dhe narkoqeverinë e tij!

Saturday, 02 Mars 2019 12:13

ZDF, rrjeti televiziv më i madh gjerman, në një emision kushtuar revolucionit demokratik në Shqipëri, pyet: “Sa mund të mbahet akoma në këmbë një qeveri, anëtarët e së cilës, mbajnë lidhje me kriminelët?!”

Revolucioni demokratik popullor shqiptar ka patur jehonë botërore. Mediat më kryesore të botës, ato të SHBA, Gjermanisë, Britanisë së Madhe, Francës, Italisë, Japonisë, Spanjës etj etj. damkosin përfundimisht Edvin Kristaq Ramën dhe narkoqeverinë e narkoshtetit të tij. Ato kanë denoncuar vjedhjen e votave nga bandat e qeverisë, lidhjet e Edvinit dhe ministrave të tij me drogën, krimin, korrupsionin.

Në një akt të pazakontë, rrjeti televiziv publik i Germanisë shtrin pyetje fatale për Edvinin drejtuar Brukselit, "deri kur mund të mbështetet qeveria e krimit e Edi Ramës"? Natyrisht kësaj pyetjeje, vetkuptohet, mund dhe po i përgjigjen shqiptarët me revolucionin kundër narkoshtetit të Kakistokracisë.

Këtu më poshtë keni tekstin dhe videon e emisionit të ZDF, kushtuar Shqipërisë. "

TV gjerman ZDF: Sa mund të mbahet akoma në këmbë një qeveri, anëtarët e së cilës, mbajnë lidhje me kriminelët?!

Gazetarë të televizionit gjerman ZDF kanë ardhur në Tiranë, nga ku janë informuar nga afër për gjithçka ka ndodhur në vend së fundmi.

Kronika e tyre nis me situatën në Unazën e Re, ndërsa theksohet se qytetarët që detyrohet të largohen nga shtëpitë e tyre për t’i lënë vend zgjerimit të autostradës, duhet të dëmshpërblehen.

Për këtë, ata duhet të dëmshpërblehen nga qeveria shqiptare. Por, siç ndodh shpesh, milionat duket se janë tretur diku rrugës, sepse tek njerëzit nuk mbërrin, pothuajse asgjë”, thuhet në kronikën e televizionit gjerman.

Ndërsa qytetarët përgjigjen: “Ata thonë se do të na paguajnë 2 vjet qira dhe pastaj, ne do të përfundojmë në rrugë të madhe. Unë jam 63 vjeç”,- thotë një grua. “Jo vetëm brezi im, por edhe fëmijët tanë kanë punuar për këto shtëpi. Qeveria mban përgjegjësi për më shumë se 1000 familje”,- thotë një tjetër banor.

Pronarët e shtëpive protestojnë çdo ditë, thotë ZDF, ndërsa e quan këtë një nga shumë rastet e korrupsionit të shfrenuar në Shqipëri. Më tej në kronikë thuhet se në shenjë proteste ndaj qeverisjes së Ramës, 56 opozitarë dorëzuan mandatet e tyre parlamentare.

Aktualisht, Shqipëria nuk po bën përparim përsa i përket demokracisë dhe mirëqenies së njerëzve, përkundrazi, po bën hapa të mëdhenj mbrapa. Njerëzit po largohen masivisht nga vendi. Megjithatë, për BE, kryeministri Rama duket, ende, si e keqja më e vogël në politikën e Shqipërisë. Prandaj, Brukseli kërkon nga opozita dhe njerëzit që protestojnë prej javësh, të vetëpërmbahen:,- theksohet ndër të tjera në kronikë.

ZDF e mbyll shkrimin me një pyetje: Sa mund të mbahet akoma në këmbë një qeveri, anëtarët e së cilës, mbajnë lidhje të ngushta me kriminelët?!

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...