Rastësi? Prokurorët Qana e Hysenaj u promovuan sapo morën në dorë “Babalen”

E Enjte, 07 Mars 2019 18:05

Prokurorët e Tiranës, Genc Qana e Kolë Hysenaj morën rritje në detyrë sapo ata u caktuan në hetimin e dosjes “Babale”, ku fillimisht ishte i dyshuar për trafik narkotikësh Agron (Geron) Xhafaj.

Me urdhër të kryeprokurores së Tiranës, Elisabeta Imeraj, por dukshëm nën sugjerimin e “shefes” së madhe, Arta Marku, Genc Qana caktohet zëvendës-drejtues i Akuzës së kryeqytetit.

Prokurori Genc Qana ka qenë edhe më parë në këtë pozicion, në kohën kur Prokuroria e Përgjithshme drejtohej nga Ina Rama, një zyrtare që qëndroi shumë afër Partisë Socialiste kur Edi Rama ishte në opozitë.

Tashmë që në krye të Prokurorisë u emërua Arta Marku, vetëm me votat e Partisë Socialiste, edhe prokurori Genc Qana rikthehet në post drejtues, të njëjtin që i rezervoi edhe Ina Rama rreth 6 vjet më parë.

Ndërsa prokurori Kolë Hysenaj, prokuror prej vitesh në Tiranë, u promovua në mënyrë të çuditshme në postin e drejtuesit të prokurorisë së Korçës nga ish-kryeprokurori Adriatik Llalla.

Ish-shefi i Akuzës, Llalla, u kritikua shumë për promovimin e Kolë Hysenajt, mbi të cilin rëndonin akuza publike për përfshirje në korrupsion.

Në vitin 2017, emri i Kolë Hysenajt u përfshi në “listën e zezë” të Edi Ramës, bashkë me 100 zyrtarë të tjerë, për të cilët kishte denoncime nga qytetarët.

Në vijim të këtij publikimi, Hysenaj largohet nga drejtimi i prokurorisë së Korccës dhe rikthehet prokuror i thjeshtë në Tiranë.

Sapo iu atashua në hetimin e dosjes “Babale”, prokurori Hysenaj promovohet, duke marrë detyrën e shefit të Seksionit të hetimit të Trafiqeve.

Pasi morën këto detyra, nëm bekimin e Kryeprokurores së Përkohshme, Qana dhe Hysenaj u impenjuan për të shpëtuar nga problemet penale Agron (Geron) Xhafaj, vëllain e Fatmir Xhafajt, i cili ishte lobuesi kryesor për emërimin e Arta Markut në krye të institucionit qendror të Akuzës.

Në përfundim të hetimeve të nisura për Geronin e Xhafajt, prokurorët e promovuar së fundmi, Genc Qana e Kolë Hysenaj, vendosën të marrin të pandehur personat që denoncuan për vijimin e trafikut të narkotikëve vëllain e ish-ministrit të Brendshëm.

Dyshja e prokurorëve Qana-Hysenaj vendosën të marrin të pandehur për kallëzim të rremë kundër Agron (Geron) Xhafaj; deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianji, gazetarin Jetmit Olldashi, Alfred Veliun që denoncoi vëllain e Fatmir Xhafaj, si edhe Fredi Alizotin që pretendon se ka luajtur “rolin” e Geron Xhafaj në audio-regjistrimin, ku flitej për trafik narkotikësh nga Shqipëria drejt Italisë./ Boldnews

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...