Rusët nuk e shpëtojnë dot tavarish Ramën

E Enjte, 14 Mars 2019 19:42

Nga Armand Shkullaku

Ashtu siç pritej, nuk do të kalonte shumë kohë që Edi Rama të bënte lidhjen e famshme mes armikut të brendshëm dhe atij të jashtëm, (fronti i së keqes) që po komplotojnë kundër interesave europiane të Shqëipërisë që sot mishërohen tek pushteti i tij (fronti i së mirës). Me një gjuhë të tërthortë, kryeministri i vendit ka lënë të kuptohet se veprimi radikal i opozitës ose sponsorizohet ose i shërben interesave ruse për ta mbajtur Shqipërinë dhe rajonin larg Bashkimit Europian. Në mënyrë gjoja naive, ai ka shprehur habinë e djallëzuar se si protesta e opozitës u transmetua nga Rusia Today dhe në një takim me homologun maqedonas la të kuptohet se konflikti politik cënon axhendën europiane të vendit, gjë për të cilën rusët fërkojnë duart pas mureve të Kremlinit. Dhe menjëherë, këto mesazhe mbi këtë komplot kërcënues, u shumëfishuan nga sazet mediatike që entuziasmohen sa herë që lideri bën këto zbulime gjeniale.

Është diçka e vjetër dhe e njohur degradimi i qeverisjeve të dështuara apo pushteteve autoritare, në përdorimin e konspiracioneve ndërkombëtare e okulte që ditë e natë përpiqen të errësojnë e zhbëjnë “sukseset e mëdha” që ato paskëshin arritur. Shembujt janë me qindra, kryesisht në vendet e shoqëritë e prapambetura. Disa akuzojnë CIA e SHBA, disa të tjerë KGB, disa masonët apo Sorosin, disa UDB e Beogradin, ndërsa Edi Rama ka zgjedhur t’u ikë përgjegjësive të veta duke thirrur në ndihmë komplotin ruso- opozitar.
Në Shqipëri, të gjithë janë të qartë se vendi nuk po mbetet jashtë BE-së për shkak të ndjenjave pro ruse apo anti europiane të ndonjë pjese të popullsisë. Interesi rus, sado i madh të jetë, nuk ka asnjë ndikim në zgjedhjen e shumicës dërrmuese të shqiptarëve për të qenë pjesë e Europës. Deri më sot, portat e Brukselit kanë qenë të mbyllura për ne, vetëm si pasojë e paaftësisë, dështimit, korrupsionit, krimit të organizuar, që qeveritë në përgjithësi dhe kjo e Ramës në veçanti, kanë demonstruar parreshtur si të vetmit kundërshtarë realë të aspiratës europiane të shqiptarëve. Asnjë rus apo super rus nuk do të mund të hynte në garë për ta penguar më shumë integrimin e Shqipërisë në BE.
Në dështimet e mëparshme drejt afrimit me BE, Edi Rama fajësoi “Europën e frikës”, islamofobinë, forcat ekstremiste, etj etj. Tani, kur kartën e integrimit kërkon ta luajë për të kapërcyer krizën e brendshme politike, fajin e kalon tek opozita dhe sabotimi rus.

Në fakt, nëse ka ndonjë shqetësim real për influencat e Moskës në Shqipëri e rajon, ai ka të bëjë me depërtimin e kapitalit rus në sektorë të ndjeshëm të ekonomisë dhe jo në propagandën e Rusia Today që mund të ndikojë orientimin properëndimor të shqiptarëve. Edi Rama, në cilësinë e kryeministrit, është në dijeni të plotë dhe nuk ka bërë asgjë për ta penguar këtë depërtim, të pakëtn në sektorin bankar shqiptar. Miliarderë rusë, madje mes tyre edhe nga ata që figurojnë në listën e sanskioneve të Departamentit Amerikan të Thesarit, si oligarkë të afërt me Kremlinin, janë tashmë prezentë me kapitalin e tyre edhe në Shqipëri.
Të flasësh për komplot antieuropian, për një rrezik të armikut të jashtëm si mënyrë për të mbuluar krizën reale ku e ke futur vendin, mund të shërbejë vetëm si ushqim për nofullat e lodhura të propagandistëve politikë e mediatikë, por jo si zgjidhje.
Edi Rama është cakuar në detyrën e kryeministrit të Shqipërisë dhe jo rojtar i rendit botëror nga komplotet e zeza. Ai gjykohet nga premtimet që ka marrë para qytetarëve shqiptarë dhe nga kjo përgjegjësi nuk e shpëtojnë as rusët dhe as kinezët. Në Finlandë, qeveria dha dorëheqjen se nuk e mbajti premtimin për reformën në shëndetësi. Edi Rama premtoi shëndetësi falas, reformë dhe buxhet për arsimin në 5 përqind të GDP, anullim të koncensioneve, më pak taksa për të varfërit dhe më shumë për të pasurit, hapjen e negociatave brenda dy viteve, etj, dhe nga këto nuk realizoi dot asnjë të vetëm. Pa përmendur këtu ngritjen e krimit të organizuar në nivel politik, shndërrimin e vendit në nyje të trafikut të drogës, skandalet financiare dhe korrupsionin në rritje, vetëm mosmbajtja e premtimeve të mësipërme do të mjaftonte që një qeveri normale ta mbyllte kontratën e saj me votuesit.
Skenarët nga fajin e ka Saliu tek fajin e kanë rusët, janë dëshmi e mbajtjes së pushtetit vetëm për hir të pushtetit dhe jo si shërbim ndaj qytetarëve. Shqiptarët nga BE nuk i ndan Moska dhe as opozita që proteston, por politikat e një qeverie të dështuar që i shërben vetëm interesave të ngushta të një grushti njerëzish. Rusët nuk e shpëtojnë dot tavarish Ramën, ai i ka llogaritë tashmë me ata që ka gënjyer për gjashtë vite më radhë.

Modifikuar më E Enjte, 14 Mars 2019 19:48
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...