“Ina, Ina, hiqi brekët”/ Gazetari paralajmëron dosjen për Ramën

Hënë, 18 Mars 2019 18:10

Ylli Dylgjeri, i pushuar nga puna për një status në Facebook, ka treguar se çfarë përmbajnë postimet e tij në rrjetet sociale.

“Një vendi po i hoqe humorin, pas bukës i ke hequr gëzimin. Them që në këtë vendimmarrje arbitrare, e padëgjuar, që troket edhe një herë se sot, një regjim i egër po i afrohet këtij vendi. Statuset facebookut nuk shprehin as anësi, as bindje politike, por humor për tu dnarë me miqtë e mi dhe jo me publikun. Humori bëhet me ngjarjet e ditës ku nuk përjashtohen as individë politikë. Nuk flas e nuk debatoj në media. Nëse mendohet se në ato statuse ka buindje politike, e kanë gabim. Unë do të ndjek rrugën gjyqësore”, u shpreh Dylgjeri, gjatë intervistës së tij për “Syri.net”.

Por ai është shfaqur i vendosur se do të vazhdojë me humorin e tij në Facebook, ndërsa i ka kujtuar edhe një dosje kryeministrit Rama.

“Do të vazhdoj humorin. E kam lënë në strofën e parë, do vazhdoj. I bëj të fala kryeministrit dhe familjes së tij. Kam patur një dosje të kryeministrit Rama në komunizëm, ku diskretitohet figura e tij. Universiteti i Arteve kërkonte të mbante qëndrim ndaj qëndrimeve të tij dhe kur shkruante “Ina, Ina hiqi brekët”. Ai është i mpirë dhe nuk pyet më se çfarë vjen nga publiku, nga e majta”, deklaroi Ylli Dylgjeri.

Login to post comments