Momente prekëse dhe të dhimbshme nga revolta e fermerëve të Myzeqesë. "Shikoni pasojat antinjerëzore rrënuese të qeverisë së gangsterëve të Edvin Urrejtjes!" shkruan ish-Kryeministri Sali Berisha, duke publikuar një video nga protesta që po zhvillohet në aksin Lushnje - Fier.
Protesta ka nisur pasi qeveria ka vendosur uljen e TVSH-së së rimbursueshme për agropërpunuesit. 
																					
								
 
 
						
																									
																									





