Ish-deputetja e PD, Jorida Tabaku do dalë sot para gjykatës për tu përballur me padinë e kryeministrit Edi Rama, për deklaratat e saj mbi lojrat e fatit.
Senaca e parë gjyqësore ndaj Tabakut do mbahet mesditën e së mërkurës, rreth orës 13:00, në Gjykatën e Tiranës.
Tabaku ka akuzuar familjarët e Ramës dhe personave të akuzuar për trafik ndërkombëtar qeniesh njerëzore dhe lëndësh narkotike për lidhje me kompanitë e lojërave të fatit.
Bëhet e ditur, ish-ministrja ka përgatitur një mbrojtje prej 60 faqesh ku pretendon se çdo deklaratë është e bazuar në fakte.
Në mbrojtje Tabaku i qëndron deklaratave, se kompanitë me lidhje kriminale po pastrojnë parate e krimit.