Ministri i Brendshëm, gjenerali Sandër Lleshaj, me veprimet e fundit është kthyer në një xhandar të rëndomtë, ku prioritet i veprimtarisë së tij mbetet dhuna ndaj popullit të tij. Pas gazit helmues të përdorur mbi protestues të opozitës, pas rrahjeve dhe kërcënimeve të tyre, xhandari Lleshasj ka prëdorur dhunë e terror edhe dje në mbrëmë ndaj protestusve të Astirit, të cilët prej mëse tre muajsh kërkojnë të drejtën e tyre, në mbrojte të shtëpive e pasurisë. Po ashtu edhe sot paradite, ky “Gjeneral” i dhunës, i shndërruar në xhandar, ka përdorur forca të shumta police edhe ndaj protestuesve të ligjshëm, fermerëve të Lushnjës, të cilët nuk shesin dot prodhimin e tyre, për shka të poltikave të mbrapshta të qeverisë. Fermerët e revoltuar akuzojnë qeverinë për falimentimin e tyre.