Ndërkohë që Këshilli i Lartë i Prokurorisë i dha dje statusin e magjistratit Bledar Valikajt, bashkëshortit të deputetes së Partisë Socialiste, Ermonela Felaj, duke u bazuar në një vendim të Gjykatës Administrative të Apelit, kujtojme se vite me pare, presidenti i kohes, Nishani refuzoi dekretimin e tij si prokuror ne Prokurorine e Pergjithshme.
Ish-Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, sqaron për “Panorama” arsyet përse vendosi të mos dekretojë si prokuror në Prokurorinë e Tiranës Bledar Valikajn në vitin 2015.
Sipas Nishanit, në rastin në fjalë Presidenca është vënë përballë një personi që nuk kishte formimin e duhur për t’u dekretuar si prokuror.
“Refuzimi im për personin në fjalë ka ardhur pasi ai nuk kishte zhvilluar Shkollën e Magjistraturës. Rregulli ishte që të ishin magjistrat ata që do të emëroheshin më pas si prokurorë. Nga shqyrtimi i dokumentacionit, që është bërë në kohën kur unë isha President, ka rezultuar se z.Valikaj nuk e kishte këtë kualifikim dhe për këtë arsye nuk është dekretuar si prokuror. Tani është përshirë edhe në ligj që asnjë prokuror nuk duhet të emërohet nëse nuk është magjistrat, por ky është një vendim që duhet të gjykohet nga të tjerë persona”, sqaron Nishani për “Panorama”.