Lidhur mbi arrestimet e fundit në Unazën e Re, ku një familje prej 7 anëtarësh është shoqëruar dhe po mbahet në komisariat, ka reagur edhe Sekretari për Çështjet Ligjore, Çlirim Gjata.
Gjata tha në një bisede për Syri.net, se ndalimet janë bërë pa motiv dhe në raprezalje të plotë.
“Familja Çekaj me 7 anëtarë nga plaku 60 vjeç deri te një 15 vjeçare janë shoqëruar në komisarariat pa asnjë motiv, menjëherë pas protestës së sotme te Unaza e Re. Ky është një rast i paprecedentë që një familje të arrestohet vetëm se ishte në protestë, ndërkohë që nuk ka hedhur qoftë edhe një gur. Në filllim policia nuk ka lejuar që të futeshin avokatët. Por pas insistimit tonë, janë futur dy avokatë. Ndërkohë që kjo nuk është hera e parë që ndodh që policia nuk lejon të futen avokatët për të takuar të shoqëruar, Kjo mund të ndodhë vetëm në shtet policor ku në princip ka terrorin|”, tha Gjata për syri.net.