“Saimir Tahiri”, Manjani: Një proces që po fshin të vërtetën!

E mërkurë, 27 Mars 2019 11:24

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar për marrjen e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri si të pandehur nga gjykata, i cili zyrtarisht po gjykohet për përfshirje në trafik droge.

Me një status në “Facebook”, Manjani shpreh bindjen se procesi gjyqësor ndaj Saimr Tahirit është i montuar dhe kjo shton ai, në radhë të parë dëmton vetë ish-ministrin pasi i janë ngarkuar mbi shpatulla përgjegjësi që  nuk i takojnë.  Manjani shprehet se kështu ndodh kur në vend nuk funksionon ajo që ai e quan si ‘Drejtësi Popullore”.

Postimi i plotë:

Një proces që po fshin të vërtetën. Vijoj të kem bindjen se proçesi i montuar ndaj Sajmir Tahirit është i gabuar.

Ky proçes dëmton më së pari Sajmirin, linçimi i të cilit i shërben mbajtes në këmbë të grupit që qeveris. Në shpatullat e Tij u vu padrejtësisht edhe përgjegjësi që s’janë të tij… Kështu ndodh kur funksionon Drejtësia Popullore…

Por ç’është më e rënda ku proçes dëmton publikun, interesi i të cilit është të dijë të vërtetën e kanabizimit të vendit (projekti i dytë pas piramidave i kriminalizimit të shoqërisë).

Interesi i publikut kërkon gjithashtu të ketë një shërbim hetimor dhe gjyqsor jo politik që të zbulojë të vërtetën dhe jo të linçojë njerëz për qejfe apo inate politike. Nga ky këndvështrim, proçesi ndaj Sajmirit është pa dyshim dështim! Të kuptohemi, unë jam nga ata që kritikova sjelljen e ministrit Tahiri, sepse kanabizimi ndodhi përgjatë kohës së tij. Por proçesi penal ndaj tij pa sqaruar më parë mekanizmin e kanabizimit është i PAPRANUESHËM, jo PROFESIONAL dhe I DEMSHËM për standartet e shoqërisë demokratike.

Më konkretisht, prokuroria e Republikës i kishte borxh publikut të sqaronte:

Si ndodhi që u kanabizua vendi masivisht?

A kishte një projekt, plaformë apo program?

Kush e drejtoi këtë proçes?

Kush ishin kultiviesit?

Kush punoi në plantacionet e hashashit?

Kush e mblidhte Produktin?

Kush dhe si e trafikonte jashtë?

Ç’rol luajti Policia, SHISH etj?

Cila ishte veprimtaria urdhërdhënëse e titullarëve politikë dhe administrativë?

Vetëm pasi të kishte përgjigjet e këtyre pyetjeve mund të ndërtonte një proçes të vërtetë penal ndaj personave përgjegjës. Një hetim i tillë do huhet të kishte një grup të madh personash në akuzë jo një njeri të vetëm! Se nuk ka mundësi që Sajmiri ti ketë bërë të gjitha! Një individ nuk është grup kriminal!!!

Kërcet shumë llogjika. Nuk kam asnjë dyshim që akuza ndaj tij është e pa provueshme dhe pafajsia është gjëja e duhur në këtë kontekst. Por pyetjes që ngre publiku si e kush e kanabizoi vendin duke kriminalizur shoqërinë Prokuroria e Republikës ka dështuar ti përgjigjet!

Duke sulmuar Sajmirin u harrua e vërteta. Ajo që në thelb kriminalizoi vendin dhe e njollosi keqas në perëndim. Kjo është e pa pranueshme! E poshtër madje! Publikut, më shumë se koka e Sajmirit, i duhet fenomeni që të mos përsëritet….

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...