Petrit Vasili: Dështimi qesharak i “Mother Jones”

E mërkurë, 27 Mars 2019 18:14

Revista “Mother Jones” u bë e njohur në Shqipëri për një seri shkrimesh të pretenduara investigative, ku sulmoheshin vetëm përfaqësuesit e opozitës dhe asnjë rresht kritik nuk shkruhej kundër qeverisë.

Mbi bazën e këtyre artikujve nisi dhe dosja e hetimit për financimet e PD-së në fushatën e vitit 2017, duke aluduar se bëhet fjalë për shkelje ligji. Gjithashtu, kjo media publikoi dhe artikuj kundër LSI për fonacimet. Në asnjë shkrim të saj nuk flitet asnjë fjalë për financimet e qeverisë dhe mënyrën sesi lobon PS dhe Edi Rama, duke dëshmuar jo vetëm një anshmëri, por edhe zyrat në Tiranë që orientonin gazetarët e huaj për gjoja faktet që zbulonin në Shqipëri.

Pretendimet e “Mother Jones”, jo vetëm nuk janë faktuar, por rezultojnë një fiasko e madhe.

Përfaqësuesi i LSI-së, Petrit Vasili në një postim në Facebook ka deklaruar se revista që veproi si Prokurori politike në koordinim me qeverinë “Rama” pësoi një dështim qesharak.

Ai uron që shkruesit e revistës të kenë marrë paratë nga Edi Rama paradhënie, në të kundërt nuk do të kenë shanse të paguhen më pas dështimit.

“Mother Jones i meku gazit te gjithë. Ngushëllime popullore për Mother Jones për dështimin e saj qesharak dhe liliput, në objektivin madhështor për të bërë hatanë në situatën politike.

Të gjithë u dhj…. gazit me Mother Jones dhe me korrespondentët politikë të prokurorisë politike, që prodhuan thjesht një dëngël komike të cilës të gjithë i kthyen menderen. Ishallah i kane marrë paratë paradhënie nga ER tv se ndryshe gishtin do marrin, pas këtij dështimi qesharak”,- shkruan Vasili në një reagim në Facebook.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...