VIDEO/ Përplasjet, policia ushtron dhunë ndaj protestuesve

E Enjte, 28 Mars 2019 10:16

Protesta e opozitës ka nisur që në fillim me përplasje mes Policisë së Shtetit dhe protestuesve. Policia ka ndaluar qytetarët që të protestojnë para Ministrisë së Brendshme, me argumentin se një delegacion i huaj do të kalonte në qendër të Tiranës.

Forcat e policisë kanë arrestuar disa qytetarë mes të cilëve dhe gra.

Në terren janë rreth 1000 forca policie. Ndryshe nga herët e tjera në kordon ka efektive femra. Grupe policësh ka dhe në ruajtje të institucioneve përveç se tek parlamenti. Nisur nga protestat e kaluara, do të ketë policë tek Kryesia e Kuvendit, KQZ por edhe tek Drejtoria e policisë së Tiranës.

Kësaj radhe flitet për një numër më të ulët policësh në ruajtje të rendit. Ndërkaq në oborrin e xhamisë së Namazgjasë do të jenë të dislokuara FNSH-të. Po kështu mësohet se deputetët do të hyjnë nga pedonalja, e cila do të jetë e e rrethuar me efektivë të Policisë së Shtetit dhe Gardës së Republikës.

Godina e Parlamentit do të vijojë të jetë e rrethuar me kamera për të fiksuar të gjithë protestuesit e opozitës që mund të shfaqin shenja dhune. Gjithashtu, dera që lidh selinë e Partisë Demokratike me sallën e Parlamentit do të vijojë të jetë e bllokuar edhe përgjatë ditës së sotme

Modifikuar më E Enjte, 28 Mars 2019 10:29

Video

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...