Basha i shoqëruar nga të rejat demokrate, del i qeshur nga selia blu dhe iu bashkua protestuesve para Parlamentit.
I rrethuar nga vajza e gra demokrate, Basha marshoi më këmbë nga selia e Partisë Demokratike drejt Parlamentit ku pritet të zhvendosen pas pak protestuesit.
Ndërkohë që edhe ish-Kryeministri Berisha është bashkuar në protestën para parlamentit. Ai është pritur me ovacione dhe duartrokitje.