Pas grumbullimit te protestuesve para Kuvendit te Shqipërisë, kane nisur fjalimet e opozitareve, ne podiumin e improvizuar. Here pas here hidhen shashka e tymuese nga ana e protestuesve, drejt policise.
Ish-deputeti Salianji ka deklaruar se: “Ne kërkojmë mirëqenie për shqiptarët, Rama do para e të zhvasë popullin, ndaj ne jemi këtu dhe themi Rama ik. Ne duam zgjedhje të lira e të ndershme dhe Shqipërisë si gjithë Evropa, ai do ta kthejë si Venezuelën e Maduros. Ne duam qeveri shërbëtore të qytetarëve dhe jo shërbëtore të oligarkëve, ndaj themi Rama Ik. Ka vetëm një zgjidhje, kjo rrugë të con te demokracia e vërtetë, te zgjidhja për Shqipërinë si gjithë Evropa. Rama ik. Ju dhe cilido e sheh se si qeveria është e kapur në krim e korrupsion, duke tentuar ti bëjnë presion qytetarëve, por sit ata janë më të fortë se kurrë dhe bërtasin Rama ik. Prokurorët janë tredhur nga hallatet, dhe nuk thërrasin asnjëherë zyrtarët, a e keni parë të shkojë aty, Gjinkunit, Dakon, Afrim Qendron, Qazim Sejdinin”- tha Salianji, duke theksuar se kufirin e ka tejkaluar policia dhe jo protestuesit. “Ne nuk perdorim dhune, nese ne do te donim, e kapecenim ate gardh per 2 minuta, nuk ka gardh qe na ndal”- ka thene ai.